Mjeksia Alternative

10 ushqimet që pastrojnë enët e gjakut nga yndyrnat

Enët e gjakut janë struktura tubulare nëpërmjet të cilave, transportohet gjaku deri te indet dhe organet. Varësisht nga ajo se çfarë gjaku përçojnë, dallojmë arterie dhe vena. 

Arteriet janë enët e gjakut, të cilat e përçojnë gjakun e pasur me oksigjen, për dallim nga venat të cilat e përçdojnë gjakun e pasur me dioksid karboni.

Ndërtimi i murit të arterieve përbëhet nga 3 shtresa: e brendshme, e mesme dhe ajo e jashtme.

Kur në pjesën e brendshme fillon akumulimi i pllakava ateromatoze (depozimi i kalciumit, yndyrnave, kolesterolit, fibrinit), lumeni i arteries ngushtohet dhe vështirësohet qarkullimi i gjakut. Humbja e elasticitetit dhe trashja e murit të enëve të gjakut si rezultat i krijimit të pllakave ateromatoze, është e njohur si aterosklerozë, transmeton Femina.al

Niveli i lartë i LDL (kolesterolit të dëmshëm), niveli i ulët i HDL (kolesterolit të mirë) dhe rritja e shtypjes së gjakut, janë arsyet më të shpeshta të krijimit të këtyre pllakave,.

Ushqimi mund t’i mbrojë muret e enëve të gjakut, dhe ta reduktojë krijimin e qelizave ateromatoze.

Ja se cilat ushqime do të ju ndihmojnë për ta mbrojtur shëndetin e enëve të gjakut:

HUDHRA

Kujdestari më i famshëm i shëndetit të enëve të gjakut është hudhra. Hudhra e zvogëlon LDL-në (kolesterolin e dëmshëm) dhe parandalon krijimin e depozitave yndyrore në enët e gjakut. Hulumtimet më të reja tregojnë se falë substancave të cilat lirohen gjatë digjestimit të hudhrës, si që është thartira sulfhidrike, enët e gjakut relaksohen dhe me këtë rritet qarkullimi i gjakut.

Në menynë tuaj të përditshme shtoni 1 deri më 4 thelpinj hudhre. Më mirë është që ta konsumoni të freskët, por mund ta shtoni edhe në supë ose në kombinim me perime dhe mish.

VAJ ULLIRI

Për shkak të acideve yndyrore esenciale, vaji i ullirit me suskses redukton nivelin e kolesterolit të dëmshëm dhe e rritë nivelin e kolesterolit të mirë (HDL). Përveç kësaj, vaji i ullirit ëshët i pasur me antioksidantë dhe polifenole, substanca këto të cilat pengojnë krijimin e yndyrnave në enët e gjakut. (hapni përmbajtjen për të vazhduar..)

SHALQINI

Përveç asaj që është i shijshëm, shalqini është ruajtës i shëndetit të enëve të gjakut. Ky frut është burim natyror i aminoacidit L-citrulin, i cili ndihmon në reduktimin e inflamacionit të enëve të gjakut dhe uljes së shtypjes së gjakut.

Prandaj, çdo herë kur keni mundësi, shërbehni me shalqin në tryezën tuaj dhe përgatitni sallatë pemësh ose lëng të freskët nga shalqini.

BAJAMET

Këto fruta arrore të pasura me acide yndyrore të pangopura, ndihmojnë në rregullimin e kolesterolit. Përveç kësaj, bajamet janë të pasur me magnez, i cili parandalon krijimin e depozitave yndyrore në enët e gjakut.

Konsumoni 3 – 5 herë në javë nga një grusht bajame të papërpunuara.

BROKOLI

Brokoli është i pasur me vitaminë K, me ndihmën e së cilës parandalohet që kalciumi të dëmtojë murin e enëve të gjakut. Përveç kësaj, kjo perime përmbanë sulforafan, substancë kjoo e cila ndihmon organizmin të shfrytëzojë proteina me qëllim të parandalimit të formimit të depozitave yndyrore në enët e gjakut.

Është vërtetuar se përfshirja e brokolit së paku 2 deri 3 herë në menynë javore, do të ndihmojë në pastrimin e enëve të gjakut. Rekomandohet që kjo perime të konsumohet e freskët por mund të përgatitet dhe në avull ose në skarë.

PESHKU LOSOS

Peshku i llojit Losos është i pasur me omega-3 acide yndyrore të cilat e rrisin nivelin e kolesterolit të mirë dhe luftojnë kundër krijimit të depozitave yndyrore në enët e gjakut. Gjithashtu, lososi rregullon nivelin e triglicedireve dhe zvogëlon inflamacionin e enëve të gjakut.

Këshillohet konsumimi i dy porcioneve në jave me losos.

AVOKADO

Niveli i lartë i kolesterolit të dëmshëm stimulon formimin e depozitave yndyrore në enët e gjakut. Për shkak të kësaj, enët e gjakut e humbasin elasticitetin e tyre dhe ngushtohet lumeni i tyre, me ç’rast pamundësohet qarkullim i papenguar i gjakut. Avokado ndihmon në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit të dëmshëm me çka në mënyrë indirekte pengohet zhvillimi i këtyre proceseve.

Përveç kësaj, avokado është e pasur edhe me vitaminë E, e cila ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut.

Nëse keni mundësi, konsumoni nga një avokado në ditë.

PORTOKALLI

Shkencëtarët besojnë se falë koncentrimit të lartë të vitaminës C dhe polifenoleve të cilat në përqindje të lartë gjenden te portokalli, pastrohen enët e gjakut dhe sigurohet qarkullim i sigurtë i gjakut.

FARAT E LIRIT

Farat e lirit janë një ndër burimet më të mira të acidit alfa-linoleik (omega-3 acid yndyrorë). Me ndihmën e omega-3 acideve yndyrore, zvogëlohet shtypja e gjakut dhe pastrohen enët e gjakut nga yndyra, prandaj mos harroni që në hajen tjetër t’i keni në tryzën tuaj.

SHPARGUJT

Falë kombinimit të pasur të vitaminave dhe mineraleve, përfshirë vitaminat K, B1, B2, C dhe E, asparagusi është njëri nga ushqimet më të mira për pastrimin e enëve të gjakut. Kjo perime ulë shtypjen e gjakut dhe ndihmon në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare.

Që në mënyrë maksimale të shfrytëzoni vlerat ushqyese, konsumoni ashtu të freskët ose përgatiteni në avull./Femina.al/

Back to top button