4 gjëra që duhet t’i dini për kaçkavallin…

0
65
4 gjëra që duhet t’i dini për kaçkavallin…

A keni menduar ndonjëherë se a i pëlqen trupit tonë kaçkavalli aq shumë sa na pëlqen ne?

Me siguri keni dëgjuar se kaçkavalli nuk është i shëndetshëm, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Kaçkavalli lirisht mund të klasifikohet në planin e një dieteje të shëndetshme.

Kaçkavalli përmban vlera ushqyesve kyçe, të tilla si proteinat – edhe gratë dhe burrat duhet të marrin 46 deri 56 gram proteina në ditë. Rreth 100 gram kaçkavall me përqindje të ulët yndyrore përmban 13 gram proteina.

Megjithatë, duhet t’i dini këto gjëra, nëse dëshironi që ta përfshini kaçkavallin në dietën tuaj të përditshme …

1. Nuk ka nevojë të heqni dorë nga produktet e qumështit me përqindje më të lartë yndyrore

Të rriturit duhet të konsumojnë tre gota produkte qumështi me përqindje më të ulët yndyrore në ditë. Megjithatë, është e lejuar të konsumohen edhe 100 gram kaçkavall me përqindje më të lartë yndyrore. Sasia e kaçkavallit dhe sasia e yndyrës që përmban ai varet nga sasia e yndyrës në pjesën tjetër të dietës tuaj. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për VEGJETARIANËT, që kanë nevojë të marrin më shumë proteina.

2. Yndyrnat nuk janë gjithmonë jo të shëndetshme

Shumica e ushqimeve që i hani përmbajnë shumë yndyrë, e ju as që keni dijeni për këtë. Djathi i përpunuar ose kaçkavalli nuk është më e keqe se ushqimet e tilla.

3. Nuk ka ndonjë lloj kaçkavalli që është më i miri

Secili nga ne duam lloj të ndryshëm të kaçkavallit. Pa marrë parasysh se çfarë kaçkavalli pëlqeni, hajeni, sepse edhe djathi ose kaçkavalli më i përpunuar përmban proteina, por duhet ta keni kujdes sasinë. Pastaj duhet ta lexoni përbërjën në brendësi. Disa djathra kanë pak konzervansë, ndërsa nivel të lartë natriumi ose yndyre.

4. Kaçkavalli përmban shumë natrium

Kaçkavalli mund të jetë i mbushur me natriumi. Të rriturit kanë nevojë për 180 deri 500 miligram natrium në ditë, por assesi nuk guxojnë të konsumojnë më shumë se 2.300. Një copë kaçkavalli çedar përmban 174 miligram natrium, ndërsa një copë kaçkavalli amerikan përmban 352 miligram. Disa lloje kaçkavalli kanë më pak natrium, siç është parmezani, i cili përmban 76 miligram për lugë./Femina.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu