Magazina

Artisti i parë Shqiptar që po shet këngë me kriptovaluta

Njoftohuni me reperin shqiptar nga Shkupi I cili ka gjetur një menyrë të re për të
monetizuar artin e tij, ndryshe nga se ç’jemi mësuar deri tani. Ai prezantohet me
nofkën Loksenn, kurse më parë ka qenë I njohur me një nofkë tjetër “A Loc”.

Pasiqë teknologjia e kriptovalutave e njohur si blockchain, ka filluar të marrë
vëmendje të madhe në sektorin e IT-së si dhe investimet e shumta të
biznesmenëve të mëdhenj botërorë në kriptovaluta, kanë bëre që kjo të bëhet një
realitet I pashmangshëm edhe në trojet tona shqiptare si dhe në ballkan.

Artisti në fjalë ka shfrytzuar teknologjinë blockchain per të lansuar 3 kopje të veçanta të
kengës “Scupi – 100 vjete harrese”, këngë të cilën thotë se e ka më tepër për
zemër dhe që është e shkruar për 100 vjetorin e pavarsisë së Shqiperisë. Pasiqë
kënga flet për historinë shqiptare të Shkupit ai shkruan në storjet e tij të
instagramit se “s’ka si të jetë ndryshe po nuk e shkruajmë historinë me këtë
këngë”.

Kënga shitet si kopje e veçantë e cila është e regjistruar në rrjetin blockchain, si e
tillë ngelet e pandryshuar dhe autentike, pas blerjes ajo kopje I takon blerësit dhe
blerësi ne te ardhmen mund ta shet me çmim të cilin dëshiron vet blerësi. Pra
pikërisht sikur pikturat që shiten në aukcion.

Dhe kjo nuk është e gjitha, një kopje e këngës kushton 1 ETH ku për
momentin shkëmbehet me më shumë se 1600 dollarë amerikane.

A po shkruhet historia vërtetë me këtë dhe a ështe kjo e ardhmja se si do të
funksionojë industria e muzikës dhe artit në pergjithësi ngelet të shohim, por
gjithsesi se kjo bjen një frymë të re për të gjithë artistët në trojet tona.

Ndiqni në Instagram: https://www.instagram.com/loksenn/

Artikuj të ndërlidhur

Gjithashtu lexoni
Close
Back to top button