Nëna & Bebi

Baby-Blues mund të prekë çdo nënë. Cfarë është kjo eksperiencë në të vërtetë?

Një nënë e re mund të përballet me shumë sfida ndërsa është duke u mësuar të përshtatet gjithë ndryshimet që po ndodhin. Ajo përballet me pagjumësinë, përgjegjësitë e reja, e madje një sfidë do të jetë edhe carja apo fryrja e gjinjve.

Të gjitë këta faktorë do të ndikojnë në ndryshimin humoral të nënës së re, dhe Baby-Blues është forma më e lehtë e depresionit pas lindjes që një nënë e re mund të përjetojë si pasoje e asaj c’ka thame me siper.

Si manifestohet?

Shumë nëna në këtë fazë që zgjat disa javë pas lindjes mund të ndiejnë një ngatërresë ndjenjash lumturi, frikë, trishtim.

Gjatë fazës së përjetimit të Baby-Blues është e rëndësishme të mos injorohen simptomat.

70-80% e nënave të reja përjetojnë një eksperiencë të tillë me ndjenja negative dhe ndryshime të gjendjes humorale.

Kur ndodhë dicka e tillë?

Zakonisht shfaqet 4-5 ditë pas lindjes, megjithatë ndikim të madh ka edhe ecuria e lindjes. Në varësi të kësaj Baby-Blues mund të shfaqen edhe më herët.

Cfarë ndien nëna e re në rastin konkret?

  • Dëshirë për të qarë pa një arsye të caktuar;
  • Humbje të durimit;
  • Irritim;
  • Lodhje/këputje të trupit;
  • Ankth;
  • Pagjumësi (edhe nëse fëmija fle);
  • Trishtim;
  • Ndryshime të vazhdueshme të humorit;
  • Vështirësi në përqëndrim.

Përse ndodhë?

Shkaku ekzakt ende është i paqartë por situata lidhet me ndryshimin hormonal që ndodh në trupin e nënës. Kjo do të shkaktojë ndryshime kimike në trurin e gruas dhe për pasojë një formë depresioni.

Normalisht një ndikim jo pak të rëndësishëm do të ketë edhe ndryshimi i rutinës pas ardhjes së fëmijës. Padyshim edhe emocionet që eksperienca e re shkakton.

Sa zgjatë?

Gjatë ditës nëna e re mund të jetë nën “efektin” e Baby-Blues nga disa minuta në disa orë dhe është shumë  e rëndësishme që në këtë fazë simptomat dhe emocionet të ndahen me familjarë. Është e rëndësishme që të mos mbahet asgjë fshehur dhe të kërkohet ndihmë.

Është e rëndësishme të dini se në këtë eksperiencë nuk jeni vetëm, se edhe unë që po shkruaj jam një nënë që kam kaluar Baby-Blues dhe ka kërkuar ndihme tek familja. Nëse zgjasin më tepër se 14 ditë simptomat mund të keni të bëni me një formë më serioze depresioni dhe në këtë pikë nëse nuk merrni ndihmën e duhur nga familjarët mund të flisni me mjekun e besuar.

Back to top button