Blero zbardh shumë detaje rreth martesës me Afrona Dikën

0
189
Blero zbardh shumë detaje rreth martesës me Afrona Dikën

Këngëtari i njohur shqiptar dhe shumë i dashur për publikun, Blero Muharremi ishte mbrëmë i ftuar në emisionin veror të RTV 21, “21 Gradë”.

Blero krahas që promovoi albumin e tij më të ri “6 copë jetë”, ai tregoi edhe detaje të pathëna për dasmën e tij.

Ai tha që ceremonia e dasmës do të mbahet në Shëngjin dhe se ceremonia martesore do të organizohet nga Alketa Vejsiu.

Blero tregoi edhe brengën më të madhe që ka gjatë organizimit të kësaj ceremonie, e cila është mysafirët. “ Unë e kam një problem te puna e listës, mos të e harroj dikë që nuk duhet me harru”, tha këngëtari.

Blero dashurinë e tij disa vjeçare me modelen e njohur, Afrona Dika do ta kurorëzojë me martesë në muajin shtator të këtij viti.

Ai më 14 korrik ka filluar t’i publikojë këngët e albumit “6 copë jetë”. Këngëtari përmes rrjeteve sociale pati treguar se do t’i publikojë këngët nga ky album çdo ditë deri më 19 korrik.

“I thash të dua” është projekti i fundit i Bleros që është publikuar sot gjatë ditës. Kënga qysh në orët e para ka marrë komente të shumta nga fansat e këngëtarit dhe mbetet të shihet se cila nga këngët e albumit më të ri do të pëlqehet më shumë.

21 Gradë – 16.07.2019

21 Gradë – 16.07.2019

Posted by RTV21 Showbiz on Tuesday, 16 July 2019


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu