Çfarë duhet të hani kur ju është dobësuar imuniteti?

0
78
Çfarë duhet të hani kur ju është dobësuar imuniteti?

Imuniteti është parakusht për shëndet të mirë dhe kur dëshironi ta mbani të fortë, bëni ndryshime në dietën tuaj..

Ajri i ndotur, ushqimi jo i shëndetshëm dhe stresi i tepërt lënë shenja mbi të gjithë ne. Andaj si të ndihmoni vehten?
Mënyra më e mençur është në mënyrë natyrale – me ushqim. Ekspertët i rekomandojnë këto ushqime, të cilat kanë treguar se e përforcojnë imunitetin.

  1. Arrat
    Ju mjaftojnë 4-5 arra brenda ditës. Arrat kanë shumë vitamina, acide yndyrore omega-3 dhe vlera të tjera ushqyese të cilat e mbrojnë shëndetin e zemrës dhe trurit.
  2. Spinaqi
    Spinaqi çdo herë është përshkruar si super-ushqim. Përmbanë vitamina A, B2, B6, C, K dhe E. Gjithashtu është i pasur edhe me aktioksidantë, fitnutrintë, proteina, omega-3 acide yndyrore dhe kalcium, transmeton Femina.al
  3. Bizelet
    Përmbajnë leptin i cili ndihmon për ta reduktuar oreksin. Janë të pasura me vitaminë B, kalcium, kalium dhe acid folik. Të gjitha këto janë të shkëlqyeshme për shëndetin e trurit dhe lëkurës kurse ndihmojnë edhe gjatë shtypjes së lartë të gjakut. Bizelet janë të mira në parandalimin e sulmit në tru.
  4. Losos (lloj peshku)
    Ky lloj i peshkut është shumë i shëndetshëm. Është burim i shkëlqyeshëm i protainave, vitaminës D dhe kompleksit të vitaminave B. Gjithashtu përmbanë edhe omega-3 acide yndyrore. Është vërtetuar se lososi mbronë nga kanceri, problemet kardiovaskulare, depresioni dhe shumë sëmundje të tjera.
  5. Boronica
    Përveç asaj që janë të shijshme, boronicat gjithashtu janë të pasura me fitokemikale të cilat shërbejnë në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme. Boronicat përmbajnë edhe flavonoide dhe fibra të cilat mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit, diabetit, sëmundjeve të zemrës, ulçerës në stomak dhe shtypjes së lartë të gjakut. Boronicat gjithashtu e zvogëlojnë nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Konsumoni çdo ditë./Femina.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu