Në qoftë se një filxhan çaj i gjelbërt në mëngjes bëhet ndër zakonet tuaja, atëherë prisni këto 5 gjërat e mëposhtme!

  1. Zemër e shëndoshë
    Çaji i gjelbërt është i pasur me atnioksidantë të fuqishëm të cilët e zvogëlojnë shtypjen e gjakut, kurse kjo ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës. Për furnizim shtesë me vitamin C, shtrydhni një limon në çaj dhe kështu do ta përmirësoni edhe absorbimin e antioksidantëve, transmeton Femina.al.
  2. Më shumë fuqi
    Studimet e bëra në minjë tregojnë se ata të cilët kishin konsumuar ekstrakt na çaji i gjelbërt e kanë rritur rezistencën e tyre madje për 24 %.
  3. Trup më i mirë
    Antioksidanti natyral katehin nga çaji i gjelbërt ndihmon në shkrirjen e dhjamit nga barku, i cili gjithashtu përmbanë edhe kofeinë, e cila i liron yndyrnat nga indi nënlëkuror dhe ndihmon djegien e tyre më të shpejtë. Është treguar se nëse konsumoni tre filxhanë çaj brenda ditës, do të digjni 80 kalori shtesë në 24 orët vijuese.
  4. Liron nga alergjitë
    Hulumtumet japoneze tregojnë se antioksidantët nga çaji i gjelbërt ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe ju mbrojnë nga lufta me shumë alergji si që janë alergjitë ndaj polenit ose pluhurit.
  5. Kujtesë më e mirë
    Hulumtimet Kanadeze të kryera në kërmijt e zhytur në ujë, kanë treguar se atyre u është rritur kujtesa. Hulumtuesit besojnë se këto arritje janë të zbatueshme edhe për njerëzit./Femina.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu