Shfrytëzoni sezonin e dredhëzave dhe provoni dietë të re. Për vetëm katër ditë duhet të humbni tre kilogramë, kurse për shkak se dieta zgjat shkurt, nuk është i nevojshëm aktivitet fizik. Lejohen tri ushqime kryesore dhe dy “meze”. Pra, “armatosuni” me dredhëza dhe humbni kilogramë pa dhimbje të mëdha.

Dieta me dredhëza (luleshtrydhe) – humbni 3 kg për 4 ditë!

Dita e parë

  • Mëngjes: Sallatë frutash prej 250 gramë dredhëza të prera, gjysmë molle dhe gjysmë banane. Të gjitha këto përbërje përzieni me një lugë mjaltë dhe 50 gramë jogurt.
  • Meze: Bëni përzierje prej 100 gramë dredhëza dhe 1 decilitër qumësht pa yndyrë. Shtoni gjysmë luge mjaltë dhe 50 mililitra ujë të pagazuar. Gjithë këtë përzieni dhe pini menjëherë.
  • Dreka: Bëni sallatë prej 150 gramë dredhëza, një copë mish pule, 100 gramë trangull (kastravec), 10 gramë majdanoz, 1 lugë lëng limoni, 6 lugë supë perimesh dhe 1 lugë vaj ulliri. Pastroni dredhëzat dhe preni në rreth, preni trangullin, kurse mishin e pulës preni në fije për së gjati. Të gjitha përzieni në një enë. Mbi këtë masë të fituar shtoni lëngun e limonit, supën dhe vajin e ullirit.
  • Meze: Përzieni 100 gramë dredhëza me 1 decilitër jogurt me sasi të vogël yndyre dhe një lugë mjaltë.
  • Mbrëmje: Sallatë prej një patateje të zier, një kokë qepe, 1 decilitër jogurt, 50 gramë djathë (jo të yndyrshëm) dhe fije majdanozi. Sipas dëshirës, mund të shtoni lëng limoni, kripë dhe piper.

Dita e dytë

  • Mëngjesi: Dy copa bukë integrale të lyer me djathë me pak yndyrë.
  • Mëza: Pire e përbërë nga 200 gramë dredhëza të përziera me pemë të ndryshme. Në fund shtoni një lugë mjaltë.
  • Dreka: Sallatë prej 100 gramë dredhëza të prera imët, gjysmë marule, domate, speca, 50 gramë djathë me pak yndyrë, gjysmë decilitër jogurt, lëng prej një limoni, kripë sipas dëshirës dhe tost nga buka integrale.
  • Meze: Bëni koktej prej 1 decilitër lëng prej dredhëzave, 1 decilitër jogurt me pak yndyrë dhe gjysmë decilitër lëng prej ananasit.
  • Mbrëmja: Pallaçinka të përgatitura në mënyrë të zakonshme, të lyera me krem prej dredhëzave të shtrydhura, djathë pa yndyrë dhe një lugë mjaltë.

Dita e tretë

  • Mëngjesi: Bollgur me gjysmë decilitër lëng të mollës, gjysmë banane dhe 100 gramë dredhëza të prera.
  • Meze: Koktej nga 100 gramë dredhëza të përziera dhe 1 decilitër jogurt me pak kalori.
  • Dreka: 200 gramë dredhëza të freskëta, e pastaj një kokë lulelakër të zier. Pasi të zihet, lyeni me një lugë puter dhe shtoni copëza të imta proshute.
  • Meze: Lëng i përzier me 1 decilitër lëng nga portokalli, 1 decilitër lëng prej dredhëzave dhe një lugë mjaltë.
  • Mbrëmja: Përgatitni pire nga karotat dhe patate të ziera. Shtoni qumësht deri sa nuk fitoni piren. Shtoni edhe pak margarinë dhe pak ujë, kurse masën e fituar vendoseni në një enë, mbi të cilën do të renditni rrethe nga domatet dhe speca. Shtoni pak parmezan, kurse nga mëlmesa shtoni bosilok ose origano. Piqni 15 minuta. Më pas bëni lënga prej një domate dhe 100 gramë dredhëza.

Dita e katërt

  • Mëngjesi: Dy copëza bukë integrale të lyera me djathë pa yndyrë dhe 50 gramë dredhëza.
  • Meze: Përzierje të një portokalli, një molle dhe 100 gramë dredhëza. Gjithë kësaj shtoni edhe një lugë mjaltë dhe përzieni.
  • Dreka: Një peshk (sipas mundësisë të jetë Troftë) e mbushur me hudhër, e pjekur me majdanoz dhe pjesë limoni. Pastaj 50 gramë dredhëza të freskëta.
  • Meze: Koktej prej 150 gramë dredhëza, një lugë mjaltë, lëng nga limoni dhe 1 decilitër ujë. Sipas dëshirës, shtoni edhe gjysmë decilitër jogurt me pak yndyrë. Të gjitha këto përmbajtje përzieni në blender dhe konsumoni koktejin e freskët.
  • Mbrëmja: Piqni një patate. Në blender përzieni një karrotë të freskët, 1 spec, fleta nga celeri dhe lëng prej një limoni. Bëni një masë të trashë. Pastaj prej 50 gramë dredhëza, 1 decilitër jogurt dhe pak djathë me pak yndyrë bëjeni edhe një tjetër, por jo aq të trashë. Pataten e pjekur ndajeni në copëza dhe vendoseni në masën e trashë dhe atë më të hollë.

Këshilla:

  • Pasi që bëhet fjalë për dietë me prodhime të freskëta çdo herë keni kujdes që ti zgjidhni ato. Le të jeni të freskëta, shëndosha dhe të shijshme.
  • Nëse jeni të punësuar, filloni me dietën që nga e premtja. Ashtu, më lehtë do të organizoheni, sepse gjatë fundjavës do të jeni në shtëpi, dhe do të mund të kënaqeni në gjithë ushqimin e dietës.
  • Kafeja është e lejuar në këtë dietë por jo më shumë se 2 filxhanë/gota.
  • Duroni deri në fund dhe përgatituni me kohë për figurën që do ta shëtisni në ndonjërën prej plazheve këtë verë./Femina.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu