Gjatë këtij regjimi ju duhet të hani shalqi në çdo vakt. Ky frut është i përbërë nga mbi 90% ujë dhe përmban shumë pak kalori.

Dieta me shalqi

Çfarë mund të hani?
Përveç shalqirit, kjo dietë ju lejon të konsumoni mish pa dhjamë, produkte qumështi me % të ulët yndyre, perime dhe drithëra. Regjimi nuk duhet të zgjasë më shumë se pesë ditë, gjatë këtyre ditëve ju duhet të konsumoni 5 vakte dhe të pini shumë ujë.

Menyja:

Mëngjesi: lëng shalqiri, kafe ose çaj me qumësht të skremuar, galetë
Para dreka: dy feta shalqi
Dreka: lëngu shalqiri përpara dreke. Pure kungulli ose kungull i njomë me djathë dhe lepur i pjekur në skarë me zarzavate
Pas dreka: lëng shalqiri
Darka: supë me zarzavate, mish pule i pjekur

Avantazhi i kësaj diete:
Ky regjim pastron trupin, duke liruar toksinat. Është një dietë që mund të mbahet në verë dhe lejon një humbje të shpejtë në peshë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu