Fjolla Morina nuk është shtatzënë – këngëtarja gënjeu për t’i shpëtuar burgut. Dënohet me arrest shtëpiak!

Shtatzënia e Fjolla Morina po del të mos jetë e vërtetë. Ekografia e dytë ka zbuluar se këngëtarja Fjolla Morina nuk është shtatzënë. Sipas Report TV, këngëtarja Fjolla Morina ka gënjyer për t’i shpëtuar burgut.
Fjolla Morina është rikthyer në Gjykatën e Kukësit, pasi iu nënshtrua një vizite të dytë mjekësore, ku dhe u zbulua se nuk ishte shtatzënë.
Këngëtarja, e cila u kap më 19 shtator në Morinë, tha se nuk e dinte që kishte dy pistoleta me vete në çantë. Para hetuesve, Fjolla Morina është shprehur se pistoletën ia kishte bërë dhuratë një miku i saj nga Gjermania i cili nuk jeton më.
Gjykata e Kukësit ka marrë vendim për rastin e këngëtares Fjolla Morina.
Asaj i është caktuar dënimi “Arrest shtëpie”, për veprën e kryer të shtunën ku në kalimin e kufirit Kosovë-Shqipëri, iu gjet një armë pa leje me 23 fishekë luftarakë.
Seanca e parë ka nisur në orë 8:20, por më pas është shtyrë për në orën 13:00, ku u hodh poshtë mashtrimi për shtatzëni, ngase këngëtarja kishte pretenduar të mashtronte duke thënë se është shtatzënë, në mënyrë që të përfitonte arrestin shtëpiak.
Për të kryer vendimin e dhënë të martën nga Gjykata e Kukësit, këngëtarja Morina do të jetë e detyruar të jetojë në qytetin e Kukësit derisa të ketë një vendim të dytë nga Gjykata.
Vet Morina nuk ka shprehur dëshirën që të prononcohet para mediave lidhur me rastin.
Këngëtarja u arrestua të shtunën nga Policia e Shtetit, bashkë me shoferin Fitim Muji dhe biznesmenin 29-vjeçar Fisnik Syla.