Shëndeti

Hekuri dhe shëndeti juaj

Vitaminat dhe mineralet luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të mirë. Hekuri nuk është përjashtim. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se 80% e popullsisë së botës vuan nga mungesa e hekurit. Nëse jeni pjesë e 20% të tjerëve – vazhdoni kështu. Por nëse jeni pjesë e shumicës – ky artikull është për ju.

Pse hekuri është i rëndësishëm?

Hekuri është pjesë e çdo qelize në trup dhe luan një rol të madh në ndërtimin e një sistemi të fortë imunitar. Trupi nuk prodhon hekur, por e thith atë përmes zorrës së hollë. Hekuri është elementi themelor dhe më i rëndësishëm i hemoglobinës, e cila mbart oksigjen në trup, transmeton Femina.al

Mungesa e hekurit tek fëmijët shkakton probleme të rritjes dhe sjelljes. Gratë shtatzëna që kanë mungesë hekuri kanë një rrezik më të lartë të lindjes së parakohshme dhe peshës së ulët të lindjes.

Simptomat e mungesës së hekurit

Mungesa e hekurit është më e zakonshme tek gratë sesa tek burrat. Për një periudhë prej 30 ditësh, gratë humbin më shumë hekur sesa burrat.

Hekuri dhe shëndeti juaj

Simptomat më të zakonshme të mungesës së hekurit janë:

  • Dobësi dhe lodhje;
  • Marramendje ose të fikët;
  • Renia e flokeve;
  • Ulja e përqendrimit;
  • Dhimbje koke;
  • Thonjtë e brishtë;
  • Nëse një person vuan nga mungesa e hekurit mund të përcaktohet duke testuar gjakun e tij.

Grupet e rrezikut

Çdokush mund ta gjejë veten në një situatë të mungesës së hekurit, por disa janë më të prirur ndaj tij se të tjerët.

Gratë. Për shkak të humbjes së gjakut gjatë menstruacioneve dhe shtatzënisë, gratë humbin më shumë hekur se çdo grup tjetër.

Vegjetarianët. Hekuri që gjendet në produktet shtazore, mishi i kuq, mëlçia dhe vezët përthithet më lehtë nga trupi sesa hekuri që gjendet në ushqimet me origjinë bimore. Kjo e bën më të vështirë për vegjetarianët që të marrin sasinë e rekomanduar ditore të hekurit.

Njerëzit me sëmundje të sistemit të tretjes. Në këtë grup thithja e hekurit është më e ngadaltë dhe për këtë arsye ata e kanë të vështirë të marrin nevojat e rekomanduara ditore për hekur.

Nevojat e rekomanduara ditore

Sa hekur duhet të konsumohet? Përgjigja e kësaj pyetje varet nga vetë organizmi. Shumica e hekurit duhet të merret gjatë sezonit të rritjes, dmth. te fëmijët dhe adoleshentët. Gjithashtu, gratë shtatzëna dhe gratë me menstruacione të rënda duhet të marrin më shumë hekur.

Nevojat e rekomanduara ditore të hekurit janë:

  • Fëmijët (1-10 vjeç) – 7 deri në 10mg
  • Gratë (19 vjeç e lart) – 18mg
  • Burrat (19 vjeç e lart) – 8mg
  • Gratë shtatzëna – 27mg
  • Gratë që ushqejnë me gji – 9 deri në 10mg

Ushqimet e pasura me hekur

Më shumë hekur përmbajnë: mëlçia, veshka viçi, mishi i kuq, peshk, mielli, frutat arrore, fasulja, e verdha e vezës, spinaqi, hikërrori, luleshtrydhet, kivi, lulelakra, brokoli, patatet, domatet janë gjithashtu të pasura me hekur.

Kur konsumoni ushqime të pasura me hekur, shmangni çajin, kafenë, qumështin dhe sojën, pasi ato parandalojnë thithjen e hekurit.

Kalciumi gjithashtu parandalon përthithjen. Prandaj, nëse merrni shtesë minerale nga dieta, shmangni kombinimin hekur-kalcium.

Nëse konsumoni vetëm hekur me origjinë bimore, përpiquni të përfshini në atë ushqim diçka që përmban shumë vitaminë C. /Femina.al/

Back to top button