Ilaç natyral kundër bronkitit, astmës dhe kollës së rënduar

0
16
Ilaç natyral kundër bronkitit, astmës dhe kollës së rënduar

Ju paraqesim reçetën tradicionale e cila do ta lehtësojë kollën, bronkitin dhe frymëmarjen e rënduar…

Përbërësit e nevojshëm:

  • 7 lugë mjaltë;
  • lëng prej 2 limonave;
  • 500 gram sheqer me ngjyrë kafe;
  • 500 gram qepë e kuqe;
  • 6 gota ujë

Përgatitja:

  1. Në një enë më të madhe ngrohni sheqerin ngjyrë kafe dhe pastaj shtoni qepën e prerë. Fërgoni në temperaturë të ulët disa minuta, keni kujdes të mos digjet, dhe pastaj
    shtoni ujë.
  2. Zieni në temperaturë mesatare derisa të avullohet 1/3 e ujit, e më pas enën lëreni anash derisa të ftohet pak.
  3. Përzieni lëngun e limonit me mjaltë dhe shtojeni në masën e krijuar nga pika 2 dhe përzieni mirë. Lëreni ilaçin gjatë gjithë natës, kurse në mëngjes shtrydheni atë dhe lëngun e fituar mbajeni në enë qelqi në frigorifer.

Konsumoni nga një lugë gjelle para çdo haje dhe zgjidhni problemin me kollën, bronkitin dhe frymëmarjen e rënduar./Femina.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu