Ja përse asnjëherë nuk duhet të përgatisni në letër alumini!

0
72
Ja përse asnjëherë nuk duhet të përgatisni në letër alumini!

Hulumtuesit kanë treguar se ushqimi i përgatitur në lëngje acide, të tilla si lëng limoni ose salcë domatesh, thithin më së shumti metale nga letra e aluminit.

Përgatitja e ushqimit në letër alumini mund të jetë e dëmshme për shëndetin, sipas një studimi të ri.

Një studim në Universitetin e Sharjahut ka dëshmuar se një copë mishi e përgatitur në letër alumini mund të përmbajë deri në 400 miligram metal, ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë sasia e lejueshme e metalit në ditë është vetëm 40 miligramë, transmetfon Femina.al.

Hulumtuesit kanë treguar se ushqimi i përgatitur në salca acide, si lëng limoni ose domatesh, thithin pjesën më të madhe të metaleve nga letra e aluminit.

Ushqimi që është i përgatitur me alkool ose që është vetëm i kriposur, pa ndonjë salcë, nuk thith aq shumë metale. Letra e aluminit është e lidhur me osteoporozën dhe sëmundjen e Alzheimer-it./Femina.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu