Këngëtarja e njohur amerikane, Jessica Simpson , ka bërë të ditur së fundmi se ka humbur 45 kilogramë që pas lindjes së fëmijës së tretë.

Ajo tha se e arriti këtë duke ngrënë lulelakër dhe duke bërë një ushtrim të thjeshtë.

Teksa doli nga shtëpia e saj të martën, ajo u fotografua nga paparacët ndërsa dukej mjaft në formë e veshur me një fustan të zi të shkurtër.

Ajo e kishte kombinuar veshjen e saj me një palë çizme dhe syze dielli të mëdha.

Disa nga këto fotografi ajo i ndau me ndjekësit e saj në Instagram, teksa tregoi për ndryshimin drastik që ka përjetuar pas lindjes.

“Gjashtë muaj. Pra, krenare që ndihem përsëri si vetja. Edhe kur ndjeva se ishte e pamundur, unë zgjodha të punoja më shumë”, shkroi Simpson në Instagram.

Përndryshe, këngëtarja amerikane është një metër e 61 centimetra e gjatë, teksa lindi vajzën e saj, Birdie May, në muajin prill.

View this post on Instagram

NYC Ladies’ Night ✨

A post shared by Jessica Simpson (@jessicasimpson) on

Që nga ajo kohë, ajo ka arritur që të zbresë nga 108 kilogramë në 63 kilogramë.

View this post on Instagram

Dimples & Drool #BirdieMae

A post shared by Jessica Simpson (@jessicasimpson) on

“Kam zbuluar se me të vërtetë më pëlqen lulelakra. Kush e dinte se mund të ishte një zëvendësues për pothuajse çdo gjë?”, ka thënë Jessica për “People”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu