Hithra është njohur edhe si “urtia dionica” në latinisht dhe ka një trashëgimi të pasur bimore. Hithra ka qënë përdorur si një diuretik që në kohët mesjetare në Europë.

Lëngu i hithrës, receta shekullore e mahnitshme për shëndetin

Një filxhan çaj hithre/ ujë hithre përmban vitamina A, B, K, riboflavin, nicalin, folate, karbohidrate (71.33%), yndyrë (2.36%) dhe proteina (25.8%). Ai është gjithashtu i pasur me minerale si kalcium, hekur, kalium, fosfor, mangan, zink, bakër dhe magnez. Ju mund ta përgatisni lëngun e hithrës duke valuar disa gjethe hithre në ujë, mund t’i shtoni 1 lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar. Ja disa nga vetitë ushqyese dhe medicinale të hithrës:

  • Parandalon formimin e gurëve në veshka dhe problemet e traktit urinar: lëngu i hithrës është një diuretik natyror që lejon rrjedhjen e duhur të lëngjeve nga veshka dhe fshikëza duke parandaluar kështu formimin e gurëve në veshka. Ai mund të trajtojë infeksionet e traktit urinar;
  • Lehtëson dhimbjet e gjymtyrëve dhe muskujve: hithra ka qenë përdorur që në kohët e lashta për trajtimin e artritit. Ai ka veti anti-inflamatore dhe redukton dhimbjet e muskujve gjithashtu;
  • Kuron ekzemën dhe sëmundjet e tjera të lëkurës: për shkak të vetive anti-bakteriale që ka, lëngu i hithrës ndihmon në eliminimin e toksinave nga trupi dhe kuron sëmundjet dhe irritimet e lëkurës;
  • Parandalon dhe shëron alergjitë: lëngu i hithrës mund të lehtësojë alergjitë që ndodhin për shkak të ndryshimeve sezonale si kruarjet, rinititin dhe teshtimën;
  • Është tonik i mirë për femrat: lëngu i hithrës është i pasur me hekur dhe ndihmon në luftimin e anemisë. Gratë shtatzëna duhet ta përdorin lëngun e hithrës për të parandaluar gjakderdhjet dhe për ta bërë fetusin më të fortë. Ajo stimulon prodhimin e qumështit në gji gjithashtu. Femrat që vuajnë nga dhimbjet e ciklit duhet të përdorin lëng hithre për të lehtësuar këto dhimbjet;
  • Është i mirë për tretje: pini lëng hithre në mënyrë që të parandaloni dispepsinë, të vjellat, kolitin, parazitët dhe sëmundjet e trakit tretës;
  • Ulë nivelin e kolesterolit në gjak: hithra përmban beta sitosterol, ky përbërës ndihmon në thithjen e kolesterolit të keq dhe siguron një zemër të shëndetshme;
  • Ruan strukturën e duhur të qelizave: hithra është e pasur me flavonoide si kuercetinë, i cili është antioksiddant i shkëlqyer. Lëngu i hithrës ndihmon në mbrojtjen e ADN-së;
  • Parandalon diabetin dhe presionin e lartë të gjakut: lëngu i hithrës do të ulë nivelet e sheqerit dhe glicemisë në gjak. Ai ka veti diuretike të cilat ndihmojnë në mbajtjen e presionit të gjakut në nivelet e duhura;
  • Redukton gjakderdhjen e brendshme: pakëson gjakderdhjen nga mitra, hunda apo edhe në zorrë. Lëngu i hidhrës ka veti të shkëlqyera medicinale;
  • Perfekt për higjenën orale: përdoreni lëngun e hithrës në formë gargare në mënyrë që të pastroni gojën nga bakteret e dëmshme që çojnë në prishjen e dhëmbëve dhe erë të keqe të gojës;

KUJDES: Personat që kanë probleme me stomakun, gratë shtatzëna dhe fëmijët duhet të konsultohen me mjekun përpara se ta përdorin lëngun e hithrës si një bimë medicinale, jo të gjithë trupat reagojnë në mënyrë të njëjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu