Sot (e mërkurë) ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e mirënjohur Leze Qena.

“Ju konfirmojmë se nga data 6 mars ajo ka qenë në mjekimin intensiv dhe përkundër kujdesit maksimal nga stafi, ajo ka vdekur në ora 9.50, në mjekimin intensiv qendror”, ka thënë Fazliu.

Qena ishte pjesëmarrëse në filma të ndryshëm, seriale vendore dhe përtej saj.

Së fundmi, ajo ka qenë pjesë e serialit të njohur “Çka ka Shpija”.

Ikona e aktrimit në Kosovë ka lënë pas vetes një karrierë të bujshme profesionale. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu