LIVE: Identifikohen edhe dy viktima, shkon në 27 numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri

0
226
LIVE: Identifikohen edhe dy viktima, shkon në 27 numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri

E plotësuar: Ka shkuar në 27 numri i viktimave nga tërmeti i një dite më parë.

Nga rrënojat janë nxjerrë dy persona të tjerë, njëri i identifikuar si Klement Cupi 32-vjeç.

Ndërkohë sipas ministrisë së Mbrojtjes janë plagosur mbi 650 persona, ndërsa mbi 40 janë shpëtuar.

Që prej mëngjesit të djeshëm deri sot në gjithë territorin e vendit janë regjistruar mbi 300 tërmete. /Ora News/

E plotësuar: Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti i cili ra dje në mëngjes në orën 03:54.

Bëhet me dije se një i plagosur i cili ndodhej në Spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.

Me këtë rast numri i viktimave ka shkuar në 25.

Ndërkohë vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Durrës dhe Thumanë. /Euronews.al/

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, ka bërë të ditur se deri më tani nga tërmeti i së martës kanë humbur jetën 24 persona dhe janë lënduar 650 të tjerë.

Siç raporton Top Channel, bëhet me dije se nga rrënojat e pallateve të shembura janë shpëtuar 45 persona, ku rasti i fundit i shpëtimit ishte 24 vjeçari Klajdi Qato në Durrës.

Për shkak të vështirësive të natës operacionet e kërkim-shpëtimit janë ndërprerë dhe pritet të fillojnë brenda pak minutave.

“Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë. Pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë, si dhe janë montuar 10 banja fushore”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu