Me dietën e dr. Kempnerit për shtypjen e lartë të gjakut, sheqerin dhe shëndet të veshkave - humbni 7 - 10 kg

Ndiqni këtë meny dhe rezultatet me siguri nuk do të mungojnë

Po ju prezantojmë dietën me oriz, krijues i së cilës është doktor Walter Kempner, ndërkaq e ka krijuar në vitin 1939.

Qëllimi i këtij regjimi të ushqimit në atë kohë ka qenë ulja e shtypjes së gjakut, rregullimi i sheqerit, përmirësimi i shëndetit të veshkave të të sëmurëve.

Meqenëse ky ushqim ka pasur efekte në uljen e peshës, është filluar të përdoret edhe për dobësim.

Qe një variant të kësaj diete e cila për tri javë heq nga 7 deri në 10 kilogramë.

Plani i ushqimit:

Kafjalli gjithmonë i njëjtë: 1 filxhan oriz të zier në ujë, pa kripë apo sheqer.

Për shkak të shijes mund të shtrydhni pak lëng limoni dhe të shtoni pak vaj ulliri. Gjatë dietës zieni oriz (integral) të murrmë.

Zëmra (mesracioni): Një pemë.

Drekë për shtatë ditët e para: Një filxhan oriz, një filxhan fasule, bizele apo thjerrëza, një copë bukë integrale. Përdorni më shumë erëza dhe më pak kripë.

Zëmra: pemë.

Darka për shtatë ditë: Çdo ditë një filxhan oriz dhe 150 gramë mish pa yndyrë (mish pule apo gjoks gjeldeti, bërxollëi, peshk).

Mishit mos i qitni kripë, shtrydhni vetëm pak lëng limoni. Mund ta hani një copë të hollë bukë integrale.

Dreka për shtatë ditët e tjera: Një filxhan oriz, një copë bukë integrale

Darka për shtatë ditët e tjera: Një filxhan oriz dhe një copë bukë integrale.

Java e tretë: Ushqehuni sipas planit të ushqimit nga java e parë, por që të shtoni një mesracion qumësht midis drekës dhe darkës (200 ml qumësht apo një jogurt të vogël pemësh).

Para aplikimit të dietës patjetër konsultohuni me mjekun! 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu