Me lakër kundër dhimbjes së nervit shiatik

0
401
Me lakër kundër dhimbjes së nervit shiatik

Lakra është jashtëzakonisht e shëndetshme dhe për shkak të bollëkut të vitaminës C, është gjithashtu e dobishme edhe në luftën kundër viruseve.

Tani është sezoni i lakrave dhe janë të shumta, prandaj, mos hezitoni por përfshini ato në dietën tuaj. Lakrën e bën shëruese edhe përqindja e lartë e vitaminave A, B1, B2, kalciumit dhe kaliumit. Nëse keni problem me nervin shiatik, këtu është lakra për të zvogëluar dhimbjen tuaj, transmeton Femina.al

Pastroni një larë (“gjeth”) të lakrës dhe vendoseni në ujë të vluar dhe derisa është i nxehtë vendoseni në vendin e lënguar dhe mbulojeni me leckë pambuku duke e mbajtur derisa të ftohet.

Tre herë brenda ditës ndërrojeni nga një larë të lakrës dhe do të vëreni se dhimbja do të fillojë të largohet. Lakra në mënyrë të njejtë ndihmon edhe me venat e zgjeruara, ulçerën dhe migrenën./Femina.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu