Magazina

Me maskë dhe pa pranga në duar, Fjolla Morina del para gjykatës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është paraqitur të martën para Gjykatës së Kukësit.

Me maskë në fytyrë dhe pa pranga në duar, ajo është shoqëruar nga policët bashkë me dy shtetasit e tjerë të Kosovës, për në gjykatë.

Mbi të rëndon akuza “Trafikim i armëve dhe i municionit”, për shkak se të shtunën ajo u arrestua nga Policia e Kukësit, pasi në kalim të kufirit Kosovë-Shqipëri, asaj iu gjet armë zjarri me 23 fishekë luftarakë në veturën e saj të tipit “Audi”.

Me maskë dhe pa pranga në duar, Fjolla Morina del para gjykatës

Fjolla u arrestua bashkë me shoferin Fitim Muji dhe biznesmenin 29-vjeçar Fisnik Syla.

Pas qëndrimit në paraburgim në Kukës, ajo u dërgua në Spital ku thuhet se pas ekzaminimit rezultoi shtatzënë.

Fjolla në deklarimin e saj në Policinë e Shtetit ka pranuar autorësinë e armëve, ndërsa është shprehur se i kishte harruar në çantë. Gjatë marrjes në pyetje, ajo kishte treguar se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më.

Sot (e martë), këngëtarja Morina pritet që të përgjigjet para gjykatës lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të. 

Me maskë dhe pa pranga në duar, Fjolla Morina del para gjykatës

Artikuj të ndërlidhur

Back to top button