Nëse i keni këto simptome, atëherë keni mungesë zinku!

0
42
Nëse i keni këto simptome, atëherë keni mungesë zinku!

Zinku është mineral i cili merr pjesë në ndërtimin e pjesëve të ndryshme të trupit, përfshirë kockat, indet, trurin, sytë, flokun, lëkurën, prostatën, mëlçinë dhe veshkat…

Ai merr pjesë në funksionimin e duhur të sistemit imun, në prodhimin e kolagjenit, shërimin e plagëve dhe maturimin e spermatozoideve, transmeton Femina.al.

Një numër i madh i njerëzve vuajnë nga mungesa e zinkut dhe as nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Kjo mund të shkaktojë disa simptome negative, andaj provoni a i keni ato:

  • rënie të flokut;
  • dobësim i menjëhershëm;
  • shërim i ngadalshëm i plagëve;
  • infeksione kronike;
  • depresion;
  • akne;
  • flokë të thatë dhe të dëmtuar;
  • thonjë të thyeshëm;
  • nivel të lartë të kolesterolit;
  • të pamurit e dobësuar;
  • numër i vogël i spermatozoidëve;

Nëse keni vërejtur një ose më tepër simptoma, atëherë ju duhet të shtoni konsumimin e zinkut (nëse jo me suplemente) me ushqimet vijuese:

  • vezë;
  • mish pule;
  • peshk;
  • fara kungulli (fara susami ose luledielli);
  • fruta arrore (bajame, arra, arra indiane).

Trupi ndonjëherë në mënyrë të vështirësuar e absorbon zinkun, pa marë parasysh se e konsumoni nëpërmjet ushqimit ose suplementeve. Pikërisht për këtë gjë, ekspertët këshillojnë ta rrisni konsumimin e vitaminës A dhe D të cilat e nxisin absorbimin e zinkut. Pasi t’i siguroni trupit një sasi të mjaftueshme të zinkut, do ti dalloni ndryshimet vijuese:

  • flokë, lëkurë dhe shikim më të mirë;
  • punë më të mirë të sistemit imun (nuk do të sëmureni lehtë);
  • shërim më i shpejtë i plagëve;
  • punë më e mirë e sistemit digjestiv;
  • reduktim i inflamacioneve dhe sëmundjeve kronike./Femina.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu