Pamje të rënda, i riu kërkon një cigare nën rrënoja dhe mbyll sytë përjetë

0
1487

Shënohet një tjetër viktimë në Thumanë, nga tërmeti katastrofik që goditi vendin mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, dhe që u shoqërua me një sërë pasgoditjesh të tjera të forta.

Kishte shumë shpresë që një i ri me mbiemrin Çuka të nxirrej i gjallë nga rrënojat, pasi ishte mbajtur prej orësh me pompën e oksigjenit, por ai ka ndërruar jetë. Një copë betoni i kishte zënë pjesën e gjymtyrëve prej 17 orësh.

I riu ka luftuar deri në momentet e fundit, pasi ka komunikuar me ekipet shpëtuese, duke iu thënë se nuk i ndjente pjesët e poshtme të gjymtyrëve, madje iu kishte kërkuar edhe një cigare, por pak më parë ai ka mbyllur sytë përgjithmonë. Fotoja është publikuar nga Associated Press.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu