Pas kritikave që mori për paraqitjen në Skenderaj, Fjolla: Veshja ime ishte si e Rita Orës kur performoi në Prishtinë

0
518
Fjolla: Veshja ime ishte si e Rita Orës kur performoi në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, mbrëmë (e mërkurë), mbajti një koncert në Skenderaj.

Përveç atmosferës së mrekullueshme që krijoi, një bujë të madhe bëri veshja e saj, teksa u shfaq tejet e zhveshur para një publiku, ku thuajse më shumë kishte fëmijë.

Pas kësaj performance, këngëtarja Morina mori kritika të shumta nga personalitete të njohura, duke e ofenduar mjaft shumë për veshjen që zgjedhi.

Megjithatë, një reagim nuk ka munguar as nga Fjolla, e cila thotë se veshja e saj është e ngjashme me atë të yllit botëror, Rita Ora, kur performoi vitin e kaluar në Kosovë, dhe nuk duhej bërë e gjithë kjo bujë.

“Sot jam zgjuar me disa tituj portalesh të tmerrshme që i referoheshin dukjes dhe performancës time në Skenderaj. Me pak fjalë historia ime është kjo: Fjolla Morina është një këngëtare performuese e një zhanri të caktuar muzike. Ka një stil të sajin dhe nuk e dëmton askënd që zgjedh të performojë në një qytet me një veshje të cilën nuk e ka për herë të parë. Kam performuar dhe kënduar siç bëjnë të gjthë këngëtaret e zhanrit tim. Për mua të gjitha skenat janë njësoj. Ata që kishin ardhur në shesh ishin aty për të parë e dëgjuar Fjollën që shohin në TV jo Fjollën që e doni ju. Po e theksoj edhe një herë se isha mbrëmë në Skenderaj e ftuar si artiste për të performuar jo për të dhënë intervistë. Por, nuk më çudit fakti që kaq shumë ju ka bërë përshtypja veshja ime si e Rita orës kur performoj në Prishtinë. Ju keni problem me çdo këngëtare që performon me një trupore. Tani ju ça bëni? Merrni “gurë” dhe qëlloni. Po ju them dhe të fundit: Sa për patriote un jam 1000 here më shumë se disa që hiçen si të tillë”, shkruan mes të tjerash Fjolla.

View this post on Instagram

Fjolla ju don shummm!!❤️🎤🙌

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu