Fytyra

Roaccutane: 10 gjërat që duhet të dini për pilulën magjikë në trajtimin e akneve

Para se të mendoni të filloni me përdorimin e Roaccutane, duhet të dini që ky medikament nuk duhet të merret kokë në vete por në konsultim me mjekun dermatolog specialist!

Nëse jeni duke vuajtur nga aknet, ka të ngjarë që të keni dëgjuar për Roaccutane. Përderisa ka shumë rrugë kundër puçrrave për të provuar, si për të bërë ndryshime në dietën tuaj dhe ndërrimin e rutinës së kujdesit për lëkurën, kur gjithçka tjetër dështon dhe puçrrat janë vërtet të rënda, fjala ‘Roaccutane’ fillon të pëshpëritet përreth, transmeton Femina.al

Është njëri nga shumë pak trajtime orale të provuara klinikisht për aknet dhe rezultatet mund të jenë të pabesueshme. Siç shpjegoi Dr Jane Leonard, mjek i përgjithshëm dhe estetik “Roaccutane mund të quhet gjithashtu Isotretinoin, dhe është një pilulë që përshkruhet për të trajtuar aknet e rënda”.

Roaccutane: 10 gjërat që duhet të dini për pilulën magjikë në trajtimin e akneve

Sidoqoftë, para se të entuziazmoheni shumë për këtë ilaç mrekulli, efektet anësore mund të jenë edhe të tmerrshme.

Dr Leonard na tregoi më shumë rreth pro dhe kundër të ilaçit të diskutueshëm. Ja çfarë duhet të dini për Roaccutane para se të filloni ta përdorni dhe sigurisht të njëjtën duhet ta bëni në konsultim me mjekun.

  1. Vjen nga Vitamina A
    Pyesni veten se ku e merr fuqinë ky ilaç? Epo, në fakt është nga një burim natyror. “Është derivat i vitaminës A dhe pjesë e së njëjtës familje si retinoli, dhe mund të përshkruhet vetëm nga dermatologë specialistë. Përdoret në raste të rënda të akneve kur trajtime të linjës së parë dhe të dytë, duke përfshirë retinoide të ditës, antibiotikë lokalë dhe oralë, dhe gjëra të tilla si pilulat kontraceptive kanë qenë të pasuksesshme “.
  2. Funksionon duke bllokuar prodhimin e vajit të lëkurës suaj
    “Roaccutane është një ilaç anti-inflamator që sulmon gjëndrat dhjamore (aty ku prodhohet vaji) në lëkurë dhe zvogëlon prodhimin e tyre të vajit. Ndihmon gjithashtu në uljen e numrit të baktereve që jetojnë në lëkurë. Efekti i kombinuar i prodhimit të vajit natyral, numri i zvogëluar i baktereve që shkaktojnë akne dhe inflamacioni i zvogëluar – të gjitha ndihmojnë në parandalimin e paraqitjes së akneve – shpjegon Dr Leonard. Kjo është ajo që ne e quajmë një qasje me tre drejtime.
  1. Rezultatet janë mjaft mbresëlënëse
    Kur përdoret për 4-5 muaj, ka sukses rreth 80%.
  2. Nuk është për çdo lloj akne (puçrra)
    Ndërsa një grumbull puçrrash mund t’ju bëjë të dëshironi të provoni gjithçka për t’i hequr qafe ato, Dr Lenoard thotë se ka disa tipare që duhet të jenë të pranishme në lëkurën tuaj që Roaccutane të jetë i përshtatshme. “Aknet, nyjet (gunga të forta, të dhimbshme nën lëkurë), cistet (gunga të mbushura me qelb nën lëkurë) dhe shenjat nga aknet e mëparshme – të gjitha duhet të shfaqen përpara se të mund të mendoni të filloni Roaccutane.”, Këshilloi Dr Leonard.
  3. Ka pasur efekte anësore të frikshme, që ndryshojnë humorin
    Nëse do të ekzistonin pilula magjike që mund të dilni pa efekte anësore, në çfarë bote të lumtur do të ishim. Por “Së bashku me përfitimet pozitive të luftimit të akneve nga Roaccutane vijnë disa paralajmërime / efekte anësore serioze. Ka pasur raporte të çrregullimeve psikiatrike, duke përfshirë disponimin shumë të ulët dhe depresionin, të shoqëruara me marrjen e izotretinoinës (Roaccutane) për aknet”.
  1. Oh, dhe kjo mund të ketë disa efekte të çuditshme në lëkurën tuaj
    Pasi që Roaccutanenë mënyrë agresive ndalon prodhimin e yndyrës në lëkurë mund të shqetësojë edhe pjesë të tjera të lëkurës si që janë: buzë të plasaritura, dermatit, lëkurë shumë e thatë, lëkurë me luspa, kruajtje, skuqje të kuqe dhe lëkurë delikate e të brishtë”.
  2. Ju do të duhet të bëni shumë vizita te mjeku juaj
    Për shkak të ekstremitetit të mundshëm të efekteve anësore, ju duhet të shiheni me mjekun më shpesh për këtë gjë. Do të duhet të bëni vizita të rregullta përcjellëse për të monitoruar efektet fizike dhe të mundshme psikologjike të marrjes së Roaccutane.
  3. Disa njerëz nuk mund ta përdorin ashtu si të duan!
    Ashtu si me të gjitha ilaçet orale, do të ketë disa njerëz që me të vërtetë duhet ta shmangin atë. Sigurisht, mjeku juaj do të flasë me ju për këtë, por Roaccutane nuk guxon të përdoret për gratë shtatzëna (më shumë për këtë më vonë), gjidhënëse ose me funksion të dëmtuar të mëlçisë, për personat me diabet, depresion ose funksion të dëmtuar të veshkave.
  1. NUK GUXONI TË MBETENI SHTATZËNE NËSE JU OSE PARTNERI JUAJ PËRDORË ROACCUTANE!!!
    Edhe nëse nuk jeni duke u përpjekur për një fëmijë, duhet të mendoni për mundësinë që të mund të mbeteni shtatzënë kur të filloni të merrni Roaccutane. Roaccutane mund të shkaktojë dëmtime serioz në një fetus në zhvillim.
  2. Do t’ju bëjë super të ndjeshëm ndaj diellit
    Ne të gjithë e dimë që duhet të vendosim kremë me SPF faktorë për të mbrojtur lëkurën nga rrezet e diellit, por kjo do të bëhet edhe më e rëndësishme nëse përdorni Roaccutane. Roaccutane e bën lëkurën tuaj jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj dritës. Kjo do të thotë që ju jeni më të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit dhe ka shumë më shumë gjasa të digjeni. /Femina.al/
Back to top button