Robert Berisha dhe Nora Istrefi më nuk janë çift bashkëshortor.

Së paku kështu ka konfirmuar vetë këngëtari përmes rrjeteve sociale duke i dhënë fund hamendësimeve.

Ai përmes llogarisë personale në Instagram ka zyrtarizuar ndarjen nga këngëtarja, me të cilën ka edhe një vajzë të pagëzuar me emrin Renee.

Në postimin e bërë ndër të tjerash Berisha e ka falënderuar deri më sot bashkëshorten për të mirat që ja ka dhuruar gjatë gjithë këtyre viteve.

“Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuae që keni me marr vesh prej meje e skeni nevojë me u lodhë e me klikuar në çdo titull që e bëjnë portalet.
Është punë e tyre dhe mjeshtri e gazetarëve që din me nxjerrë asi tituj. Unë edhe Nora nuk jemi më bashkë, por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë.. dhe shokë të mirë deri në vdekje… Nëse nuk ka më dashuri mes nje çiftit, nuk dmth me bë armik e me ja kthyr shpinën. Bëhuni pozitiv e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe qatë që sju don të mirën se sen sbohet. Përmes këtij postimit Nora Istrefin e falënderoj shumë që ma ka sjell në jetë nje fëmijë si Renee…edhe shum kujtime të bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën. Të uroj të gjitha të mirat”, ka shkruar Roberti.

Ndryshe, Berisha nuk ka treguar arsyet e ndarjes me Norën duke i lënë hapësira për spekulime mes fansave të dy këngëtarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu