8.7 C
New York City
Monday, February 17, 2020

Jessica Simpson humbi 45 kilogramë për gjashtë muaj pas lindjes

Këngëtarja e njohur amerikane, Jessica Simpson , ka bërë të ditur së fundmi se ka humbur 45 kilogramë që pas lindjes së...
More

    Latest Posts

    Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

    Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare këngëtarja e mirënjohur e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Pagarusha ndërroi...

    Fal gjithçka bija ime, veç kur nuk të respektojnë e t’i vrasin ëndrrat – largohu e mos e kthe kokën mbrapa!

    Kur dikush gabon dhe pendohet, fale bija ime. Fale edhe nëse nuk të kërkon falje. Lexoja pendimin në sy dhe shndërroja në qetësi...

    Trajtimi që i largon të gjitha papastërtitë nga fytyra

    Në ditët e sotme kujdesi për fytyrën është kthyer në një sfidë të vërtetë, pasi papastërtitë gjenden kudo. Nuk...

    Letra prekëse e 8-vjeçarit për nënën e tij në parajsë: “Kthehu se do ta ha gjithmonë brokolin!”

    Një djalë vetëm 8-vjeçar ka thyer zemrat e mijëra njerëzve këto Krishtlindje pas publikimit të letrës së tij për nënën “në parajsë”....

    Rregullat bazë për higjienën intime femërore

    Femrat shpesh bisedojnë dhe ndajnë përvojat dhe këshillat për kujdesin e lëkurës, flokëve dhe për përdorimin e grimit. Por, shumë rrallë temë e bisedës është rëndësia e higjienës intime.

    Mirëmbajtja e higjienës në zonën intime është shumë me rëndësi te femrat, edhe atë jo vetëm që të ndjehen më pastër dhe më freskët, por edhe t’i shmangin problemet e pakëndshme dhe ndonjëherë të rrezikshme shëndetësore që mund të paraqiten.

    Më poshtë mund të lexoni rregullat bazë për mbajtjen e higjienës “atje poshtë”:

    1. Sapunët e rëndomtë dhe xhelet për dush nuk janë të përshtatshëm për larjen e vaginës
      Pjesa më e madhe e sapunëve dhe xheleve janë për qëllim të mirëmbajtjes së vlerës natyrale të pH-së të lëkurës, e cila është 5,5. Por, pH-ja normale e vaginës së shëndetshme sillet prej 3,8 deri më 4,5.Përdorimi i sapunëve të zakonshëm mund të ndryshojë natyrën e florës vaginale(baktere “e mirë), e me këtë arrihet zhvillim i pandalshëm dhe shumimi i baktereve të dëmshme.Si pasojë e kësaj mund të paraqitet iritim, kruarje, dhembje, erë e keqe, rrjedhje abnormale ose infeksion. Andaj, të jeni të kujdesshëm gjatë blerjes së prodhimeve për higjienë intime.Përdorimi i sapunëve të zakonshëm mund të ndryshojë natyrën e florës vaginale(baktere “e mirë), e me këtë arrihet zhvillim i pandalshëm dhe shumimi i baktereve të dëmshme.Numër i madh i gjinekologëve këshillojnë që të përdorni vetëm ujë të nxehtë, por nëse vendosni që kjo nuk është e mjaftueshme, përdorni vetëm prodhime të prodhuara vetëm për kujdesin e zonës intime.
    2. Lajeni vetëm pjesën e jashtme të vaginës
      Vagina ka aftësi vetëpastruese, andaj nuk është e patjetërsueshme që ta pastroni brendësinë e saj, por mund të themi se edhe është e dëmshme. Kjo do të thotë se duhet të pastroni vulvën, buzët e vaginës dhe zonën rreth klitorisit.
    3. Pastrohuni “poshtë” një herë brenda ditës
      Të paktën një herë brenda ditës pastroni pjesët intime me ujë të nxehtë. Rekomandohet që të pastroni pjesët intime pas çdo “nevoje të madhe” që të parandaloni përhapjen e baktereve në vaginë.Kur të keni menstruacion, pastrohuni dy herë brenda ditës vetëm me ujë te nxehtë (kur themi ujë të nxehtë mendojmë në temperaturën e ujit që sigurisht se mund ta duroni, mos të jetë shumë i nxehtë).
    4. Mos përdorni dorëza ose sfungjer
      Sfungjerët dhe dorëzat mund të ju shkaktojnë lëndime të vogla të lëkurës butë dhe delikate të vaginës. Gjatë kohës së larjes mjafton që të përdorni vetëm dorën tuaj.
    5. Mos e spërkatni ujin direkt në vaginë
      Uji duhet të rrjedhe prej lart – poshtë që të parandaloni hyrjen e baktereve në brendinë e vaginës.
    6. Çdo herë përdorni leckë/peshqir të butë dhe të thatë
      Lecka/peshqiri me të cilin theheni pas larjes duhet të jetë e butë dhe e thatë. Ndërrojeni atë në çdo 2-3 ditë dhe përdoreni vetëm ju dhe askush tjetër.
    7. Fshihuni përpara nga mbrapa
      Pas toaletit, pastrohuni me ujë dhe fshihuni me letër toaleti nga përpara – mbrapa, dmth nga vagina kah anusi.
    8. Mbani veshje të brendshme të pambukut
      Veshja e pambukut i mundëson lëkurës të merr frymë. Për dallim nga pambuku, materialet sintetike parandalojnë qarkullimin e ajrit, e rrisin lagështinë në pjesën intime dhe në këtë mënyrë shkaktojnë ambient ideal për zhvillimin e baktereve.Çdo herë mbani veshje të brendshme të pambukur, kurse ato tjerat “specialet” mbani vetëm për mbrëmje speciale.
      Gjithashtu, është mirë që t’i shmangeni xhinseve dhe pantallonave të ngushta.
    9. Pastroni pjesët intime para dhe pas aktit seksual
      Përveç asaj, është shumë me rëndësi që partneri juaj të mbajë higjienë të mirë intime.
    10. Seksi gjatë kohës së menstruacionit sjell rrezik në paraqitjen e infeksioneve
      Prandaj, shmangeni atë. Nëse jeni të prirur në paraqitjen e infeksioneve, apstenoni deri sa të ju mbarojë gjakderdhja menstruale.
    11. Gjatë kohës së menstruacionit ndërroni vatat higjienike në çdo 2-4 orë
      Mos lejoni që të mbeteni me të njejtën vatë higjienikie me tepër se 4 orë. Në atë rast jo vetëm se nuk do të ndjeheni e freskët, por edhe i jepni hapësirë baktereve të dëmshme që të shumohen.
    12. Përdorni tamponë më rrallë dhe ndërroni në çdo 2-3 orë
      ASNJËHERË nuk duhet të flini me tamponë. Tamponët duhet të ndërrohen rregullisht sepse mund të shkaktojnë infeksione ose sindromin e shokut toksik, i cili konsiderohet si sëmundje potencialisht fatale. Mos përdorni tamponë nëse keni infeksion. /Femina.al/

    Latest Posts

    Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

    Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare këngëtarja e mirënjohur e muzikës së mirëfilltë shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Pagarusha ndërroi...

    Fal gjithçka bija ime, veç kur nuk të respektojnë e t’i vrasin ëndrrat – largohu e mos e kthe kokën mbrapa!

    Kur dikush gabon dhe pendohet, fale bija ime. Fale edhe nëse nuk të kërkon falje. Lexoja pendimin në sy dhe shndërroja në qetësi...

    Trajtimi që i largon të gjitha papastërtitë nga fytyra

    Në ditët e sotme kujdesi për fytyrën është kthyer në një sfidë të vërtetë, pasi papastërtitë gjenden kudo. Nuk...

    Letra prekëse e 8-vjeçarit për nënën e tij në parajsë: “Kthehu se do ta ha gjithmonë brokolin!”

    Një djalë vetëm 8-vjeçar ka thyer zemrat e mijëra njerëzve këto Krishtlindje pas publikimit të letrës së tij për nënën “në parajsë”....

    Don't Miss

    Jo ananas gjatë shtatzënisë!

    Ananasi ka shumë vlera ushqyese, por kur bëhet fjalë për shtatzënat, duhet të kemi pak më shumë kujdes. Ananasi...

    A e bën më të vështirë mbetjen shtatzënë mitra e anuar?

    Përgjigja është JO! Aftësia e spermatozoideve për të kaluar përmes mitrës ka të bëjë me aftësinë e tyre për të notuar, konsistencën...

    Përfitimet e mahnitshme që marrim nga pjepri

    Pjepri bën pjesë në kategorinë e frutave më tepër mirëbërëse për organizmin e njeriut. Ky frut i ëmbël ul stresin dhe mërzitjen,...

    Asgjë në këtë botë nuk dhemb më shumë se shpirti i lënduar

    Gjithmonë mrekullohemi me njerëzit e guximshëm të cilët disi arrijnë të përballojnë çdo gjë – vështirësitë, humbjet, stresin. Ata...

    Asnjë tabletë nuk mund t’i zëvendësojë: Gjashtë ushqimet të cilët imunitetin e bëjnë super të rezistueshëm!

    Harroni ftohjet e shpeshta, viruset dhe infeksionet. Konsumimi i rregullt i këtyre gjashtë ushqimeve do ta bëjnë sistemin tuaj të imunitetit që...

    Stay in touch

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.