Si më shpëtoi karierën veshja me ngjyrë të zezë çdo ditë në punë

0
86
Si më shpëtoi karierën veshja me ngjyrë të zezë çdo ditë në punë

E di se njerëzit mendojnë se veshja tërësisht me ngjyrë të zezë është e mërzitshme, por ja e vërteta: Kur unë fillova të vishem kështu, njerëzit filluan të më merrnin më shumë seriozisht në punën time. Ndoshta ata ashtu më vlerësuan sepse unë ndjehesha më serioze. Nuk e di cila është e para, por e di se veshja ime me të zeza ka bërë revolucion në mënyrën time të të punuarit.

Gjatë kohës kur kam filluar në kompaninë time për marrëdhënie publike, gjithmonë mendoja se duhej të kisha një triko blu ose rozë, ngjyra që ishin në trend aso kohe, edhepse në të vërtetë asnjeherë nuk ndjehesha rehat në to. Sado që të dilja jashtë natyrës sime, unë kurrë nuk ndjehesha më fuqishëm se sa kur vishja një kostum të zi apo kombinim tjetër me ngjyrë të zezë.

Duke e njohur veten më mirë, e kuptova se nuk më intereson ajo çfarë njerëzit mendojnë se duhet të vesh unë. Unë bleja pallto apo triko ngjyrë kafe vetëm sepse duhej ta kisha apo ishte e duhur për punë, ndërsa në fakt e urreja, e fshihja diku në sirtar për mos ta veshur më kurrë. A nuk tingëllon kjo një çmenduri? Sigurisht që po. Tani kam pastruar gjithçka nga dollapi im, dhe siç mund të supozoni kam ruajtur vetëm veshjet me ngjyrë të zezë.

Tani, dollapi im është me të vërtetë i mirë-organizuar. Unë kam bluza, pantallona, xhaketa dhe fustane. Dhe, për shkak se nuk duhet të mendoj fare për zgjedhjen e ngjyrës dhe kombinimit, unë bëhem gati që të dal nga shtëpia për 25 minuta.

Si më shpëtoi karierën veshja me ngjyrë të zezë çdo ditë në punë

Kam takuar shumë njerëz, dhe shumica më njohin nga fakti se më dallojnë nga lloji i veshjes dhe ngyrës. Unë mendoj se mënyra ime e të veshurit iu jep njerëzve një mundësi besimi sepse ata e dinë se unë jam e përpiktë dhe e qëndrueshme.

Por, nuk janë vetëm veshjet e mia me ngjyrë të zezë, unë kam edhe shumë gjëra tjera të çmuara në jetën time me po këtë ngjyrë. Kartela ime e biznesit është me ngjyrë të zezë, logoja ime është me këtë ngjyrë, makina ime poashtu.

Unë e di se njerëzit mendojnë se e zeza është mungesë e ngjyrës, por për mua është thjeshtë ngjyra më e mirë. Kjo më bën të ndjehem e fortë dhe në të njejtën kohë e sigurtë. Kjo më identifikon personalitetin tim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu