8.4 C
New York
Tuesday, August 11, 2020

LIVE: Identifikohen edhe dy viktima, shkon në 27 numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri

E plotësuar: Ka shkuar në 27 numri i viktimave nga tërmeti i një dite më parë. Nga rrënojat janë nxjerrë...
More

    Latest Posts

    Pse të sëmurët do të duhej të hanin kungull dhe farat e tij?!

    Pasi të lexoni këtë tekst, me siguri më shpesh do të konsumoni kungull dhe farat e tij, të cilat janë plot...

    Koronavirusi COVID-19 dhe lidhshmëria e grupit të gjakut

    Koronavirusi COVID-19 dhe grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes. Ky konstatim pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e...

    Kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave në Blok.mk

    Duke pasur parasysh vështirësitë që kemi hasur kohëve të fundit për të blerë, shitur apo rentuar një shtëpi apo apartament, Blok.mk ka...

    Leze Qena ndërron jetë në moshën 85 vjeçare

    Sot (e mërkurë) ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e mirënjohur Leze Qena. “Ju konfirmojmë se nga...

    Si ndikon mungesa e vitaminës D në organizëm

    Niveli i ulët i vitaminës D është i lidhur ngushtë me një rrezik në rritje të shfaqjes së një varg problemesh shëndetësore. Përveç kësaj, nëse vuani nga sëmundjet e rënda, si kanceri i gjirit ose kanceri i prostatës, probabiliteti i mbijetesës mund të jetë dukshëm më i ulët në qoftë se nuk konsumoni sasi të mjaftueshme të vitaminës D.

    Shumica e njerëzve në ditë duhet të konsumojnë rreth 2.000 njësi ndërkombëtare (IU) të vitaminës D ashtu që trupi të funksionojë në mënyrë optimale. Mungesa e vitaminës D mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj dhe ta shkurtojë jetëgjatësinë.

    Rreziku i rritur nga depresioni
    Personat me nivel të ulët të vitaminës D në gjak kanë dy herë rrezik më të madh të shfaqjes së depresionit. Vitamina e rregullon funksionimin e hipokampusit dhe pjesëve të tjera të trurit që janë të përfshira në menaxhimin e gjendjes shpirtërore. Pikërisht për këtë arsye, nivelet e ulëta të vitaminës D mund të ndikojnë në aftësinë e këtyre pjesëve të trurit.

    Gjasa të reduktuara të një shërimi të suksesshëm nga kanceri
    Pacientët me kancer, të cilët e kanë një nivel paksa të rritur të vitaminës D kanë më shumë gjasa të mbijetojnë, në krahasim me ata që kanë nivele të ulëta të vitaminës D. Vitamina D është treguar më efektive në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit. Personat që vuajnë nga kanceri i gjirit ose apendiksit kanë madje dy herë më shumë rrezik të trajtimit të pasuksesshëm.

    Rreziku i rritur nga kanceri i prostatës
    Rreziku i shfaqjes së një forme agresive të kancerit të prostatës është madje 4-5 herë më i lartë tek meshkujt, të cilët në trup kanë nivele të ulëta të vitaminës D. Shkencëtarët ende nuk e dinë se cila është arsyeja e saktë, por janë të sigurt se definitivisht ekziston lidhja.

    Rreziku i rritur nga dementia dhe Alzheimeri
    Të rriturit, të cilët nuk marrin sa duhet vitaminë D, kanë rrezik 53% më të lartë të shfaqjes së dementisë. Mungesa e vitaminës D shoqërohet me rritjen e rrezikut të sëmundjes Alzheimer. Nevojiten hulumtime të mëtejshme ashtu që shkencëtarët ta kuptojnë më mirë lidhjen.

    Rreziku i rritur nga artriti psoriatik
    Rreth 30% e personave që vuajnë nga artriti psoriatik nuk e marrin sasinë e mjaftueshme të vitaminës D. Artriti psoriatik është një gjendje në të cilën sistemi imunitar i sulmon nyjat dhe shkakton dhimbje dhe inflamacion. Studimet e mëparshme kanë treguar se nivelet e ulëta të vitaminës D mund ta shkaktojnë formimin e gjendjeve inflamatore.

    Rreziku i rritur nga sëmundjet e zemrës
    Personat me mungesë të vitaminës D kanë rrezik madje 32% më të lartë nga sëmundjet e arterieve koronare. Ata gjithashtu e kanë një rrezik 20% më të lartë të zhvillimit të formave të rënda të sëmundjeve kardiovaskulare. Vitamina D mund ta përmirësojë funksionin imunitar dhe ta reduktojë inflamimin në të gjithë trupin. Në këtë mënyrë ndihmon në reduktimin e rrezikut të problemeve të zemrës.

    Rreziku i rritur nga pneumonia
    Rreziku nga pneumonia është madje 2,5 herë më i lartë tek personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës D. Studimet e mëparshme kanë treguar se mungesa e vitaminës D e dobëson sistemin imunitar, gjë që e rrit rrezikun e sëmundjeve të sistemit respirativ.

    Rreziku i rritur nga skizofrenia
    Personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës D e kanë një rrezik dy herë më të madh të zhvillimit të skizofrenisë. Megjithatë, duhet kryer hulumtime shtesë për ta kuptuar më mirë lidhjen në mes të marrjes së vitaminës D dhe zhvillimit të skizofrenisë.

    Latest Posts

    Pse të sëmurët do të duhej të hanin kungull dhe farat e tij?!

    Pasi të lexoni këtë tekst, me siguri më shpesh do të konsumoni kungull dhe farat e tij, të cilat janë plot...

    Koronavirusi COVID-19 dhe lidhshmëria e grupit të gjakut

    Koronavirusi COVID-19 dhe grupi i gjakut luan rol në rrjedhën e sëmundjes. Ky konstatim pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e...

    Kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave në Blok.mk

    Duke pasur parasysh vështirësitë që kemi hasur kohëve të fundit për të blerë, shitur apo rentuar një shtëpi apo apartament, Blok.mk ka...

    Leze Qena ndërron jetë në moshën 85 vjeçare

    Sot (e mërkurë) ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e mirënjohur Leze Qena. “Ju konfirmojmë se nga...

    Don't Miss

    Me dietën e dr. Kempnerit për shtypjen e lartë të gjakut, sheqerin dhe shëndet të veshkave – humbni 7 – 10 kg

    Ndiqni këtë meny dhe rezultatet me siguri nuk do të mungojnë Po ju prezantojmë dietën me oriz, krijues i...

    Robert Berisha: Më nuk jam me Nora Istrefin

    Robert Berisha dhe Nora Istrefi më nuk janë çift bashkëshortor. Së paku kështu ka konfirmuar vetë këngëtari përmes rrjeteve...

    Ujë me xhenxhefil: shkrini yndyrnat rreth stomakut në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë!

    A e keni vërejtur se xhenxhefili është pjesë e patjetërsueshme e çdo recete për dobësim? Kjo në fakt nuk është...

    Ilaç popullor: 100% largon rërën dhe gurët nga veshkat!

    Nëse keni gurë në veshka, përgatiteni këtë ilaç popullor mjaft të thjeshtë dhe brenda 6 ditëve do ta zgjidhni problemin. Përveç kësaj,...

    Në Kamboxha, një bunar tashmë mban emrin e Shaqir Cërvadikut dhe ish-gruas së tij

    Në fshatin Cambodia të Azisë ku njerëzit vuajnë për ushqim dhe ujë, fëmijët e këngëtarit nga Kosova, Shaqir Cërvadiku, kanë ndërtuar një...

    Stay in touch

    To be updated with all the latest news, offers and special announcements.