Sëmundjet

Simptomat e klamidisë te femrat: çfarë duhet të bëni nëse jeni e infektuar

Klamidia radhitet e dyta sa i përket sëmundjeve më të zakonshme që transmetohen seksualisht, përderisa e para është papilloma virusi (HPV)

Përderisa ky infeksion mund të shpërndahet te dy gjinitë, pasojat janë më të mëdha për femrat pasi që mund të shkaktojnë dëme serioze në sistemin e tyre riprodhues.

Por, cilat janë simptomat e klamidisë te femrat dhe si ta njihni këtë sëmundje në shenjat e para?

Klamidia shpërndahet përmes të gjitha formave të aktivitet seksual – qoftë përmes seksit vagjinal, anal apo oral – dhe, sipas Planned Parenthood, shtatë nga dhjetë njerëzit që infektohet me klamidi nuk kanë simptoma, por edhe nëse kanë, ato nuk shfaqen deri pas disa jave.

Ekspertët shëndetësorë raportojnë se ndër simptomat e klamidisë te femrat janë rrjedhja anormale vagjinale, ose djegie gjatë urinimit. Nëse infeksioni gjendet në rektum, femra mund të përjetojë dhimbje rektale, rrjedhje ose edhe gjakderdhje rektale.

Por, fatmirësisht klamidia mund të trajtohet dhe shërohet me antibiotikë të përshkruar nga doktori. Në rast se njëri partner është i infektuar, preferohet që të dy partnerët të trajtohen për këtë sëmundje.

Back to top button