A e keni vërejtur se xhenxhefili është pjesë e patjetërsueshme e çdo recete për dobësim?

Kjo në fakt nuk është e çuditshme: xhenxhefili djeg yndyrnat dhe shkakton ndjenjë ngopje, kështu që nuk ndjejmë nevojë për të ngrënë diçka ndërmjet kohës së ushqimit të ardhshëm, përcjell Femina.al.

Një mënyrë e shkëlqyeshme për tu dobësuar dhe për të larguar yndyrnat është konsumimi i ujit me xhenxhefil.

Si duhet të përgatitet?

Ju nevojitet një rrënjë xhenxhefili (mesatar, rreth 5 cm) të cilën duhet ta preni në copëza shumë të vogla dhe më pas shtojeni në 1.5 litër ujë të vluar. Dhe kjo është gjithçka!

Uji me xhenxhefil do të duhej të pihet i nxehtë, kështu që do të ishte mirë ta mbani në termos dhe ta mbani me vete. Efekti është më i mirë nëse çdo ditë pini nga 1.5 litër, rreth një muaj, në mënyrë që të largoni të gjitha yndyrnat, kurse rezultatet do të jenë të shkëlqyeshme nëse jeni këmbëngulës./Femina.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu