Kjo i ndihmon femrave për të mësuar se si duket gjinët e tyre në mënyrë normale dhe si janë në prekje, që në raste të paraqitjes së çfarëdo ndryshimeve të mund menjëherë ti vërejnë.

Ekspretët rekomandojnë që femrat pas moshës 20 vjeçare, çdo muaj të bëjnë vetëkontrollë të gjinjëve. Por, ata na përkujtojnë se kontrolli në kushtet shtëpiake është vetëm njëra nga mënyrat për zbulimin e hershëm të ndryshimeve të gjinjëve që mund të sjellin edhe deri te paraqitja e kancerit. Pas moshës 20 vjeçare, çdo femër duhet që të paktën një herë në tre vite të bëj kontrollë te mjeku, kurse rreth viteve të 40-ta të bëj edhe mamografinë e parë.

Kur duhet bërë kontrolli?

Vetëkontrolli i gjinjëve duhet të bëhet disa ditë pas përfunditmit të gjakderdhjes menstruale.

Gjatë ciklit menstrual, indi i gjinjëve ndryshohet nën ndikimin e niveleve hormonale. Me fillimin e menstruacionit, fryerja e gjinjëve zvogëlohet, e me këtë zvogëlohet edhe ndjeshmëria e tyre.

Prandaj, më së miri është që vetëkontrolli i gjinjëve të bëhet 7 – 10 ditë pas fillimit të ciklit menstrual.

Femrat te të cilat nuk ka gjakderdhje menstruale (për shkak të menopazës), duhet të zgjedhin datë të caktuar gjatë muajit kur të bëjnë vetëkontrollin dhe ti përmbahen të njejtës.

Si duhet bërë vetëkontrolli i gjinjëve?

Drejtohuni para pasqyrës

Qëndroni para pasqyrës ashtu që të mund ti shikoni gjintë tuaj njëkohësisht. Vendi në të cilin e bëni vetëkontrollin duhet të jetë i ndriçuar mirë. Shikoni gjinjët tuaj. Mos bëni panikë nëse nuk janë me madhësi të njejtë sepse te shumica e femrave gjinjët nuk janë apsolutisht simetrik. Kontrolloni gjinjët, thithat e gjirit dhe sqetullat.

Si ti kontrolloni gjinët?

Kontrollin vizuel të gjinjëve para pasqyrës duhet ta bëni në 4 pozita:

  • Lëshoni duart lirshëm përgjatë trupit;
  • Mbështetni shuplakat e duarve mbi ijet tuaja dhe shtypni ato ashtu që ti forconi muskujt e gjoksit dhe pastaj anohuni pak përpara;
  • Ngritni duart mbi kokë;
  • Tërhiqni shpatullat mbrapa.

Në çdo pozitë duhet të shikoni mire në ndryshimin e madhësisë së gjirit, formës ose pozitës ose të vërtetoheni se a ka ndonjë gungë ose iritim të lëkurës në zonën e gjirit. Shikoni gjinjët nga të gjitha anët.

Si ti kontrolloni thithat e gjirit?
Duhet ti kushtoni vëmendje të posaçme thithave të gjirit. Fillimisht shikoni se a kanë ndryshim në ngjyrën e tyre, teksturën ose kahjen nga e cila janë të drejtuara. Pastaj, me gishtin tregues dhe gishtin e madh shtypni vendin rreth thithave të gjirit për të shikuar se a ka ndonjë rrjedhje të çfarëdo lëngu.

Si të kontrolloni sqetullat?
Filloni të kontrolloni pjesën e sqtuallave duke i prekur ato. Vendosni dorën e majtë në ije. Me gishtin tregues, të mesëm dhe gishtin e unazës së dorës së djathtë filloni të bëni lëvizje rrethore (me shtypje të butë) në sqetullën e majtë. Nëse ndjeni ndonjë ndryshim si trashje në vende të caktutara ose gungë, konsultohuni me mjekun.

Në pozitë të shtrirë

Shtrihuni në shpinë, vendosni një jastëk nën shpatullën e majt dhe vendoseni dorën e majtë pas kokës. Filloni të bëni lëvizje rrethore me majat e gishtit tregues, të mesëm dhe atij të unazës në të gjithë sipërfaqen e gjirit të majtë. Mos shpejtoni dhe mos anashkaloni asnjë pjesë. Pastaj përsëritni mënyrën edhe në gjirin e djathtë.

Shenjat që nuk duhet anashkaluar:

  • Ndryshime në madhësinë ose formën e gjirit;
  • Vende jo të rrafshta në lëkurë;
  • Fryerje të dhimbshme ose jo te dhimbshme ose trashje;
  • Kruarje, të enjtur ose skuqje në zonën rreth thithave të gjirit;
  • Rrjedhje nga gjiri (është shqetësuese nëse bëhet fjalë për qelb ose gjak);
  • Tërheqje e thithave të gjirit.

Nëse vëreni ndonjërën nga shenjat e lartëpërmendura, vizitoni mjekun. Megjithatë, mos bëni panikë sepse paraqitja e tyre nuk do të thote se është shenjë e kancerit të gjirit. Për shembull, fryerjet shpesh herë janë edhe cista të cilat nuk paraqesin rrezik për shëndetin. Por, është mirë që për çdo ndryshim që vëreni të konsultoheni me mjekun. /Femina.Al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu