Fjalët: “Ju keni kancer” bëhen një det i zi, që të tërheq thellë në pafundësi, por ti nuk fundosesh, zgjohesh dhe thua: “uff sa ëndërr e keqe”, për të kaluar vetëm pak sekonda dhe ta kuptosh se ankthi që sapo përjetove nuk ishte ëndërr.

Ishte një realitet i hidhur që kishte kapluar çdo qelizë të trupit. Shikon për rreth… aty afër ka një shpres, një shikim motivues, një dorë që të mban dhe shtrëngon fort, dhe më pas sheh një tjetër shikim plot obligim dhe përgjegjësi, i përcjellur nga dhembshuria. Mjeku që sapo të kishte kumtuar ato fjalë, tani më ishte bërë familje, njeriu më i afërt pas njeriut të zemrës. Aty ishte e gjithë shpresa.

Lexon çdo lëvizje të trupit, se mos do të të ikte ndonjë informatë, aq e ngopur je për fjal që ngjallin një pikë shprese, një pik uji të pastër në tërë atë oqean që sapo të kishte kthyer në sipërfaqe duke gëlltitur një pjesë jete nga ti. Dhe më pas mësohesh me dhimbjen, mendon shumë, përderisa të tjerët të japin kurajo ti dëshiron që ata të heshtin, ti dëshiron që përveç katër mureve të dhomës të mos ekzistojë asgjë përreth teje. Rënkon në heshtje por je e qetë, sepse askush nuk kërkon nga ti që të bëhesh e fort.

Unë nuk doja të jem e fortë. Unë doja, që të shijoj gjithë atë tmerr, vetëm ashtu unë mundesha të bëhem e fortë, të ballafaqohem dhe të përqafoj caktimin e Zotit. Isha sprovuar shumë, por të mirët sprovohen apo jo? Ky mendim më erdhi si shpresa e 1000 mjekëve, ky mendim më shpëtoi nga errërirae asaj dhome dhe nga gjithë ato mendime që më kishin hudhur në greminë. Nuk qava, nuk e di përse, ndoshta sepse afër kisha edhe një dorë tjetër, dora që mu zgjat dhe më tha: “Edhe këtë do ta kalojmë së bashku”.

Dora e dajës që më kishte shoqëruar në çdo sfidë të jetës, sikur atë ditë dridheshte pak, fytyra e tij sikur ishte zbehur, ngurronte ta shpreh dhimbjen dhe frikën por unë e kuptoja, e dija që çdokush që ishte atë ditë afër meje vuante. Por unë smund të bëja asgjë për ta, unë përveç dhimbjes time ndihesha fajtore edhe për vuajtjet e tyre, por…smund të bëja asgjë. Më priste shumë. Unë se dija sa i gjatë do ishte udhëtimi që sapo do të filloja, unë se dija sa e fort do të jem, sa shum do të mund të përballoja, sa shum përgjiigje të heshtura do të gëlltitja mbrapa që mos të lëndohen fëmijët. Sa mirë që skuptonin asgjë. Unë vetëm kisha frikë se do ti lija vetëm.

Unë për asnjë çast se mendova veten, por ata që do ta ndienin mungesën time, ata që pa mua, bota e tyre do të shëndrroheshte në abis. Jetoja në ankth dhe mjekohesha. Isha paciente e zellshme, e sa e zellshme dhe e ndëgjueshme mund të jetë dikush që sapo kishte marr lajme të mira, që kishte shpëtuar nga vdekja, që kishte shpresa, jo një pikë por një oqean. Oqeani i errët që më kishte gëlltituar muaj më par tani ishte bërë parajsa ime.

Po notoja e lumtur dhe e zemëruar me veten. Pse unë më herët se kisha vërejtuar sa shumë vlerë kisha, sa shum më kishte falur jeta, sa e mirë ishte ajo. Sa të pashpirt jemi ndonjëher ne qeniet njerëzore. Si mund të neglizhojmë çdo mirësi dhe bekim nga i madhi Zot…Unë më sdija se si ti falendërohesha Zotit, çdo veprim i imi më dukeshte i pamjaftueshëm. Unë tani isha vërtetë e lumtur. Askush më nuk vuante për shkak meje, as edhe unë vetë. Ehh, sa e sa njerëz enden sikur të humbur rrugëve të spitaleve, sa e sa zemra vyshken e veniten, sa lot nënash janë derdhur e sa shpresa janë shuar.

Sa shum e don jetën njeriu, e sa shum vonë e kupton vlerën e saj. Sa shumë e shumë fjalë sdo të mund ta përfundonin e ta përshkruanin dhimbjen në këtë shkrim aq shumë fjal sdo të mund ta përshkruanin dhimbjen e prindërve dhe familjes, që si kisha cekur në asnjë paragraf, sepse unë se di çka ata kanë përjetuar. Unë ndjeja vetëm dhimbjen time. Tani më të gjithë ishim të lumtur, na ishte kthyer buzëqeshja, çdo stinë e vitit ishte pranver e çdo det i zi i trazuar me dallgë ishte shëndrruar në një oqean të qetë dhe magjik.

Une e dija se jeta të hudhë sa në një skaj në tjetrin, po gjithashtu e dija se përderisa ka duar që më shtrëngojnë dhe më mbajn fort, unë do të mund të luftoja edhe me furtunën më të madhe. Derisa Zoti kishte vendosur që të më sprovonte, më kishte afruar aq shum afër vetës saqë unë tani më mund të qaja vetëm nga dashuria për të. /Femina.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu