Magazina

VIDEO: Shtyhet gjyqi i Fjolla Morinës: Prokuroria kërkon 5 milionë lekë garanci dhe gjinekologun

Sot është paraqitur para Gjykatës së Kukësit këngëtarja Fjolla Morina. Ajo u arrestua të shtunën për shkak të një arme pa leje që u gjet në veturën e saj, ku po kalonte kufirin e Shqipërisë së bashku me dy shtetas të Kosovës.

Ajo doli para Gjykatës së Kukësit e përcjell nga kamerat dhe gazetarët, ku nuk ka shprehur dëshirën që të prononcohet.

Është bërë e ditur se Gjykata ka marrë vendim që gjykimi i saj shtyhet për në orën 13:00.

Sipas gjykatës, ekografia (ultrazëri) nuk mjafton për të dëshmuar shtatzëninë e pretenduar të këngëtares.

Gjykata Kukës

Ndaj është kërkuar që në orën 13:00 të ftohet në sallën e gjyqit edhe gjinekologu i Spitalit të Kukësit për të treguar të vërtetën rreth kësaj.

Sipas ABC, ditën e djeshme prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për të, ndërkohë sot organi i akuzës ka kërkuar “arrest në shtëpi”, me shumë gjasë për faktin se Fjolla ka rezultuar shtatzënë pas kontrollit mjekësor.

Fjolla Morina u arrestua në Doganën e Morinës të shtunën së bashku me shoferin Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla. 

Artikuj të ndërlidhur

Back to top button