VIDEO: Një grua lindi nën rrënoja në Siri, fatkeqësisht ajo vdiq pasi u shpëtua foshnja

femina.al
1 min lexim

Një burrë shpëtoi një foshnjë të porsalindur në Siri disa minuta pasi nëna lindi nën rrënojat e një ndërtese.

Gruaja shtatzënë ishte gati të lindte fëmijën e saj kur ndodhi tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.8 sipas shkallës Rihter. Ajo lindi nën rrënoja teksa luftonte për jetën, por fatkeqësisht mendohet se ka ndërruar jetë pak pas lindjes.

Një video e momentit tregon një shpëtimtar duke e çuar foshnjen në një vend të sigurtë.

Shpërndaje këtë artikull
Komenti juaj