Femina.al

Femra Shqiptare

  • Bukuria & Moda
  • Shëndeti
    • Mjeksia alternative
    • Vitamina & Minerale
    • Intime
  • Dieta & Fitnes
  • Dashuria & Intime
  • Magazina
  • Kuzhina
  • Femina+
Kërko
© 2022 Femina.al - të gjitha të drejtat e rezervuara.
Duke lexuar: Dieta e Dukanit – hiti i ri për dobësim
Shpërndaje
Njoftime Show More
Lajmet e fundit
Magnezi - një mineral i jashtëzakonshëm
Magnezi – një mineral i jashtëzakonshëm
Vitamina & Minerale
Pse më vonohen? Arsyet e vonimit të menstruacioneve kur nuk jeni shtatzëne!
Pse më vonohen? Arsyet e vonimit të menstruacioneve kur nuk jeni shtatzëne!
Intime
Hekuri dhe ndikimi i tij në shëndetin tonë
Hekuri dhe ndikimi i tij në shëndetin tonë
Vitamina & Minerale
Këto janë erëzat dhe barishtet më të shëndetshme që përmirësojnë shëndetin tuaj
Këto janë erëzat dhe barishtet më të shëndetshme që përmirësojnë shëndetin tuaj
Mjeksia alternative
Për një lëkurë të përsosur pa akne dhe rrudha me Vitaminë C
Për një lëkurë të përsosur pa akne dhe rrudha me Vitaminë C
Bukuria & Moda
Aa

Femina.al

Femra Shqiptare

Aa
Kërko
  • Bukuria & Moda
  • Dashuria & Intime
  • Shëndeti
    • Intime
    • Mjeksia alternative
    • Vitamina & Minerale
  • Dieta & Fitnes
  • Kuzhina
  • Magazina
  • Femina+
Na ndiqni
© 2022 Femina.al - të gjitha të drejtat e rezervuara
Femina.al > Dieta & Fitnes > Dieta e Dukanit – hiti i ri për dobësim
Dieta & Fitnes

Dieta e Dukanit – hiti i ri për dobësim

femina.al
Përditësimi i fundit: 2022/11/15 at 1:25 AM
Shpërndaje
5 min lexim
Dieta e Dukanit - hiti i ri për dobësim
Shpërndaje

Dieta e Dukanit rekomandon ushqim të pasur me proteina dhe konsumim të sasive të vogla të yndyrnave dhe karbohidrateve. Ajo është e ngjashme me dietën e d-r Atkins dhe shpesh herë quhet dieta franceze e Atkinsonit.

Përmbajtja
Thelbi i dietës së DukanitFaza e parë: SulmiFaza e dytë: KryqëzimiFaza e tretë: KonsolidimiFaza e katërt: Stabilizimi

Baza mbi të cilën Dukan-i e “ndërton” këtë dietë është e ashtuquajtura ditë proteine. Së paku një herë në javë të konsumohen vetëm proteina, kurse d-r Dukan rekomandon që ajo ditë të jetë e enjte.Gjatë kohës së dietës mund të konsumoni sa të doni nga ushqimet e lejuara, andaj ana e mirë është se asnjëherë nuk do të ndjeheni të uritur dhe nuk keni nevojë të numëroni kalori.
Libri i njohur i Dukanit paralajmëron se si pasojë e konsumimit të shumë proteinave dhe sasive minimale të karbohidrateve, dieta mund të shkaktojë lodhje, gojë të thatë, kapsllëk.

Thelbi i dietës së Dukanit

Dieta e Dukanit bazohet në 4 faza. Dy të parat sjellin në humbje të shpejtë të peshës trupore, kurse dy të fundit fokusohen në mirëmbajtjen afatgjate të linjës vitale me qëllim që kilogramët e humbur të mos kthehen përsëri.

Faza e parë: Sulmi

Proteina, proteina, proteina.. kjo është e gjithë ajo që Dukani e rekomandon si pjesë të patjetërsueshme të fazës së parë. Rekomandohet të konsumoni mish të pulës ose misirkës, kurse të anashkaloni mish të kuq (mish viçi, dele etj). Më mirë është ti anashkaloni mishin me lëkurë dhe krahë. Gjithashtu, në ushqimin tuaj është e lejuar të hyjnë vezët, peshku, soja dhe prodhimet pa yndyrë (me përjashtim të kaçkavallit).

Gjatë kësaj faze duhet që çdo ditë të konsumoni minimum 1,5 litër ujë, të konsumoni një lugë e gjysëm fara të tërshërës/thekër dhe të ecni së paku 20 minuta.

Kohëzgjatja: 1-10 ditë.

Rezultatet: Sipas Dukanit, shumica e njerëzve mbesin në këtë fazë rreth 5 ditë dhe humbin 2-3 kilogram.

Faza e dytë: Kryqëzimi

Thuhet se kjo është faza e peshës aktuale (të vërtetë), gjegjësisht ajo pjesë e dietës me të cilën duhet të arrini në pamjen e dëshiruar të trupit. Gjatë kësaj faze është e nevojshme që një ditë të konsumoni vetëm proteine (sikur në fazën e parë), pastaj një ditë proteine + perime, përsëri vetëm proteine, dhe prap proteine + perime dhe kështu me rradhë.

Lejohen perime si që janë: domate, brokula, patëllxhan, spanaq, rrepa, tranguj, qepë, kungull, kërpudha, etj. Ndalohen perimet që përmbajnë nisheste, si patatet, misri, fasule, bizele. Rekomandohet të pini shumë ujë, të konsumoni 2 lugë fara thekre/tërshërë dhe 20 minuta ecje çdo ditë.

Kohëzgjatja: Deri sa nuk e arrini peshën e dëshiruar.

Faza e tretë: Konsolidimi

Pasi që me ndihmën e dy fazave të mëparshme të arrini peshën e dëshiruar, qëllimi duhet të jetë që ta mbani atë dhe të mos lejoni që asnjëherë të ju kthehen kilogramët e humbur, prandaj vijojnë faza e Konsolidimit dhe Stabilizimit.

Faza e tretë duhet të ju largojë nga të menduarit që t’i ktheheni zakoneve të vjetra për të ushqyer dhe të ju sjelle në një ekuilibër të balansuar të ushqimit. Gjatë kësaj faze gradualisht filloni t’i konsumoni ushqimet që ju ishin ndaluar më herët.

Çdo ditë mund të hani sasi të pakufizuar të proteinavem (duke përfshirë edhe mishin e kuq) dhe perime, 2 copë bukë integrale dhe 1 copë djathë. Edhe në këtë fazë rekomandohet të pini ujë të mjaftueshëm dhe 20 minuta ecje.

Dukan-i jep mundësi në këtë fazë të konsumohen dy ushqime formale javore , gjegjësisht dy herë në javë të konsumoni apsolutisht gjithçka që dëshironi.
Gjatë kësaj faze duhet të filloni me praktikën e ditës proteinike, dmth një ditë gjatë javës të konsumoni vetëm proteina.

Kohëzgjatja: 10 ditë për çdo kilogram të humbur nga faza e mëparshme.

Faza e katërt: Stabilizimi

Faza e stabilizimiz ka për qëllim ta mbani peshën.
Autori i dietës premton se edhe pse mund të konsumoni gjithçka që dëshironi, nuk do t’i ktheni kilogramët nëse dhe vetëm nëse një herë në javë keni një ditë proteinike (me meny sikur në fazën e parë; p.sh, të enjten), nëse konsumoni 3 lugë thekër/tërshërë për çdo ditë dhe nëse çdo ditë ecni 20 minuta.

Kohëzgjatja: Gjithë jetën.. 🙂

Gjithashtu mund të lexoni

Dieta me grejpfrut – humbni 5 kg për 12 ditë

Dietë me supë lakre – humbisni 5 kg për 7 ditë

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
[mc4wp_form]
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
femina.al November 15, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp Kopjo linkun Print
Shpërndaje
Çfarë mendoni?
Më pëlqen0
Për të qarë0
HaHa0
Më merr gjumi0
Nervoz0
Oh joo0
Wink0
Artikulli i mëparshëm Akne në zona specifike të fytyrës? Çfarë do të thotë kjo?
Artikulli tjetër Mish i pjekur pule me spinaq: Drekë e mrekullueshme për gjithë familjen Mish i pjekur pule me spinaq: Drekë e mrekullueshme për gjithë familjen
Komenti juaj Komenti juaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na ndiqni

Facebook Pëlqeje
Instagram Na ndjek

Lajmet e fundit

Magnezi - një mineral i jashtëzakonshëm
Magnezi – një mineral i jashtëzakonshëm
Vitamina & Minerale January 17, 2023
Pse më vonohen? Arsyet e vonimit të menstruacioneve kur nuk jeni shtatzëne!
Pse më vonohen? Arsyet e vonimit të menstruacioneve kur nuk jeni shtatzëne!
Intime January 12, 2023
Hekuri dhe ndikimi i tij në shëndetin tonë
Hekuri dhe ndikimi i tij në shëndetin tonë
Vitamina & Minerale January 5, 2023
Këto janë erëzat dhe barishtet më të shëndetshme që përmirësojnë shëndetin tuaj
Këto janë erëzat dhe barishtet më të shëndetshme që përmirësojnë shëndetin tuaj
Mjeksia alternative January 4, 2023

Mund të ju pëlqejë të lexoni

Dieta me grejpfrut - humbni 5 kg për 12 ditë
Dieta & Fitnes

Dieta me grejpfrut – humbni 5 kg për 12 ditë

December 4, 2022
Dietë me supë lakre - humbisni 5 kg për 7 ditë
Dieta & Fitnes

Dietë me supë lakre – humbisni 5 kg për 7 ditë

November 5, 2022
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Regjistrohu në Buletinin tonë

Regjistrohu në Buletinin tonë për të lexuar artikujt  më të rinj në çast!

[mc4wp_form id=”847″]

Femina.alFemina.al
Na ndiqni

© 2022 Femina.al - të gjitha të drejtat e rezervuara.

Largoje nga lista e leximit

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Keni humbur fjalëkalimin?