Njëra nga dietat më të njohura në Hollywood është dieta “5 faktorë”. Ajo është e krijuar nga trajneri Harley Pasternak dhe praktikohet nga shumë yje të njohura, si Eva Mendez, Alicia Keys, Kanye West, Jessica Simpson, Halle Berry dhe Lady Gaga. Kohët e fundit edhe Katy Perry kërkoi ndihmën e trajnerit Pasternak që të duket bukur si një nuse.
Pasternak kishte vendosur se numri 5 është numër magjik dhe në bazë të kësaj bëri një dietë. Dieta “5 faktorë” zgjatë 5 javë, përfshinë 5 haje gjatë ditës të cilat përgatiten për 5 minuta dhe përmbajnë 5 përbërje kyçe, rekomandon ushtrime 5 herë në javë dhe lejon 5 ditë gjatë të cilave mund të hani çfarë të doni.
Nëse ju duket interesant, vazhdoni të lexoni për të kuptuar më shumë detaje..
Baza e dietës
“Dieta nuk duhet të jetë e vështirë, e shtrenjtë e as të zgjatë më shumë kohë” – thotë Pasternak. Ja se cilat janë 5 principet e tij:
Kohëzgjatja – 5 javë. Dietat strikte me të vërtetë japin rezultate, por ato rezultate janë afatshkurte. Pasternak me qëllim kishte zgjedhur që dieta e tij të zgjasë 5 javë për të shmanguj jo-jo efektin e padëshiruar. Shumë njerëz vazhdojnë ta praktikojnë dietën edhe pas mbarimit të periudhës pesë javëshe dhe me këtë e shëndrrojnë në mënyrë të jetës.
5 haje gjatë ditës. Menyja ditore përfshin 3 haje dhe 2 “meze”. Rekomandohet të konsumohen në çdo 3 orë. Ashtu më rrallë ndjeni uri, kurse metabolizmi punon shpejtë. Për shembull: hani në ora 8, 11, 14, 17 dhe 20.
Ushqimi duhet të jetë gati për 5 minuta dhe të përmbajë 5 prodhime. Për shkak se hani 5 herë në ditë, ushqimi duhet të përgatitet shpejtë dhe lehtë që të mund secili ta praktikojë dietën.
Ushqimi duhet të përmbajë 5 komponente:
- proteina të shëndosha (të bardha të vezëve, peshk, gjoks pule, guaca)
- karbohidrate të shëndosha (fasule, oriz, fruta)
- fibra (tërshërë, bukë integrale, elb, fruta dhe perime, por pa patate)
- yndyrna të shëndosha (vaj ulliri)
5 ditë për pushim. Gjatë pesë javëve keni 5 ditë për “pushim” nga dieta. Gjatë këtyre ditëve mund të konsumoni ushqimin tuaj të preferuar. Zgjedhni që e diela të jetë ditë “pushimi” dhe atëherë hani ndonjë copëz torte, hani picën e preferuar ose vizitoni restoranin e dëshiruar. Ndalesat strikte nuk sjellin rezultate.
25 minuta ushtrime 5 herë gjatë javës. Që dieta të ketë rezultate pozitive, duhet të praktikoni edhe aktivitete fizike.
Fitnes plani “5 faktorë”
Harley Pasternak rekomandon të ushtroni 5 herë gjatë javës nga 25 minuta. Që fitnes plani i tij të jetë edhe më i thjeshtë, ai ka bërë një ndarje në 5 faza dhe çdo njëra nga ato zgjatë 5 minuta.
- Faza e parë: kardio ushtrime. Filloni të përshpejtoni ritmin e zemrës duke ecur, ngritje në shkallë, marshim në vend etj.
- Faza e dytë: ushtrime për të fortësuar pjesën e sipërme të trupit. Ju duhen pesha të vogla me të cilat mund të bëni ushtrime për duart.
- Faza e tretë: ushtrime për të fortësuar pjesën e poshtme të trupit. Në këtë fazë praktikohen ushtrime për këmbë.
- Faza e katërt: ushtrime për muskujt e stomakut.
- Faza e pestë: kardio ushtrime për shkrirje të yndyrnave. Mbaroni ushtrimin me kardio ushtrime më intenzive si vrapim, vozitje biçikletë etj.
Pse dieta “5 faktorë” është aq e njohur?
- Nuk ndjeni uri. Nëse hani shpesh, dmth 5 herë brenda ditës, rrallë do të jeni të uritur.
- Konsumohen haje të thjeshta. Ju nevojiten vetëm 5 përmbajtje, kurse përgatitja nuk duhet të ju marre më shume se 5 minuta.
- Rekomandon fitnes sesione të shkurta. 25 minuta nuk janë ndonjë kohë e gjatë dhe secili mund të lejojë që ti harxhojë në ushtrime.
- Përfshinë edhe “ditë të lira”. Shumë njerëz nuk arrijnë t’i përmbahen dietave sepse nuk mund plotësisht që të largohen nga ushqimet e preferuara. Njerëzit që janë në këtë dietë tregojnë se ajo që i motivon më shumë është dita kur ata mund të konsumojnë gjithçka.
Rezultatet e dietës
Kjo dietë nuk është dietë e rreptë me të cilën kilogramët humben përnjëherë. Në afat prej 5 jave mund të prisni ulje të peshës nga maksimum 5-7 kilogram. /Femina.al/